Fier, ndërron jetë në spital 21-vjeçarja, familjarët akuzojnë mjekët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një vajzë ka ndërruar jetë në spital.
Bëhet fjalë për 21-vjeçaren Xhuljeta Gjeka, e cila ndërroi jetë ditën e hënë. Vajza është paraqitur në spital me temperaturë të ulët, ndërsa mjekët kanë thënë se mund të jetë prekur nga ndonjë virozë e stinës.
21-vjeçares i është bërë një serum e më pas është përcjellë drejt banesës, por gjendja e saj është përkeqësuar më tej.
Mandej familjarët e kanë nisur sërish drejt spitalit, por ka qenë tepër vonë për t’i shpëtuar jetën. Ata akuzojnë mjekët për neglizhencë lidhur me rastin në fjalë.
Fjalën e fundit do ta thotë autopsia, që pritet të nxjerrë edhe shkaqet e vdekjes së papritur të vajzës së re.