Fibank – marka më e preferuar midis bankave në Bullgari

Fibank (First Investment Bank) shpallet fituese si marka më e preferuar per kategorinë e Institucioneve Financiare ne konkursin “Marka ime e preferuar”. Më shumë se 40,000 konsumatorë mbështetën markat e tyre të preferuara dhe Fibank doli fituese për të katërtën here që nga fillimi i ketij konkurimi.

Konkursi u zhvillua nga revista “Business Lady” për të njëmbëdhjetin vit radhazi. Konsumatorët votuan në 3 faza dhe tre markat më të mira te cdo kategorie konkurruan në finale. Fibank rezultoi lider i padiskutueshëm në kategorinë e Institucioneve Financiare, duke udhëhequr bindshëm mbi konkurrentët e saj. Një tipar i rëndësishëm i renditjes ishte se nuk u bazua në një juri për votimin dhe numërimin, por vetëm mbi preferencat e konsumatorit.

Fibank Shqiperi po bëhet pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e grupit bankar Fibank, investitori më i madh bullgar në Shqipëri me një total prej rreth 5 miliardë eurosh. Fibank po synon të përqendrohet edhe më shumë në sistemin bankar nëpërmjet rritjes se prezences ne Shqiperi si edhe ekspertizës dhe njohurisë së bankës mëmë në tregje të ngjashme. Gjatë gjithë viteve, profili i saj i biznesit ka patur zhvillime pozitive dhe shërbim cilësor ndaj konsumatorëve.

Çmimi “Marka ime e preferuar” për vitin 2019, të cilin Fibank e ka marrë edhe në vitin 2011, 2012 dhe 2018, është rezultati i pashmangshëm i përpjekjeve të vazhdueshme të Bankës drejt zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve të personalizuara për të gjithë grupet e klientëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet