Festivali i Këngës, publiku dhe juria në një zë, Eugent Bushpepa në Eurosong 2018

Valeria Dedaj

Është mbyllur mbrëmjen e sotme Festivali i 56 i Këngës. Një garë e fortë mes zërash si ai i Inis Nezirit, Eugent Bushpepës, Elton Dedës, Redon Makashit etj. Natën e sotme pati të ftuar special si Alban Skenderaj dhe Elsa Lila me bendin e saj. Juria e kryesuar nga Limoz Dizdari theksoi gjatë mbrëmjes se kanë qenë në vëzhgim të vazhdueshëm të kamerave në diskutimet që janë bërë për konkurrentët në garë.

Ilir Zhupa, anëtar i jurisë tha madje se vendimi i tyre do jetë në varësi të shijeve të tyre, pa u ndikuar. Jonida Shehu dhe Krasta lexuan verdiktin e jurisë që shpallte fitues këngëtarin Eugent Bushpepa. “Mall” është një tekst i shkruar nga vetë ai gjatë një periudhe që gjendej larg familjes. Genti ka qenë edhe më i klikuari në Youtube. Ndërkohë që vendin e dytë e mori “Ekziston”, nj ë nga këngët më emocionuese tw festivalit, me tekst të Timo Fllokos kënduar nga Redon Makashi. Në “Piedestal” ka qenë gjatë këtij edicioni edhe talenti i këngëtares Inis Neziri, e cila mori çmimin e tretë. Ndërkohë që “Shekulli” ka intervistuar më herët tre fituesit e garës. Më poshtë mund të lexoni intervistat e plota.

 

Bushpepa për Festivalin: “Shpresoj të vlerësohet konkurrenti i duhur”

 

 

“Ekziston”, Redon Makashi sjell në Festival një monument dashurie: Në këtë tekst gjej veten!

17-vjeçarja gjeni: Jam gati për në Eurosong!

Të tjera

Abissnet