Lot gëzimi për titullin, si e surprizuan lojtarët trajnerin e Partizanit (VIDEO)

Festa e lojtarëve të Partizanit për titullin pas 26 vitesh nuk ka përfunduar në fushën e blertë. Ndërkohë që pritej të niste konferenca e titullit kampion lojtarët kanë surprizuar trajnerin Skënder Gega.

Ata janë futur në sallë të ekzaltuar duke festuar me shampanjë së bashku me trajnerin që u dha “të kuqve” titullin e 16-të. Në deklaratën për media pas shpalljes kampion i Shqipërisë, Gega nuk i mbajti dot lotët e gëzimit.

“Shumë faleminderit! Ëndrra më solli këtu. E pata ëndërr që në fillim kur mora përsipër këtë rrygë të gjatë dhe të vështirë. Ia dedikoj familjes, lojtarëve, njerëzit që më kanë mbështetur, presidentit Demi dhe drejtorin Rama. Janë me mijëra veta që dua t’i falenderoj.  Sot është festë. Nuk dua të ndaj problemet. I jap të gjitha meritat klubit. Kemi dhënë një mesazh të fortë të gjithë sportit shqiptar. Ka pasur paragjykime ndaj nesh. Keqardhje për shpirtin e tyre të thartuar. Nuk më besohet që jemi kampionë. Çdo minutë që do të kalojë është për çdo moment vuajtje dhe lodhje që kemi mbajtur përsipër”, tha ai.

Festa ne sallen e konferences on Vidnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet