Fermerët hedhin në rrugë luleshtrydhet

Një tjetër dëm i është shkaktuar kultivuesve të luleshtrydhes, të cilët për shkak të mungesës së një tregu shitje janë detyruar ta hedhin prodhimin në plehra.

Një gjë e tillë ka ndodhur në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull, ku fermerët kanë derdhur prodhimin e sezonit të luleshtrydhes.

Fermerët kanë thënë se një sasi e konsiderueshme e prodhimit ka shkuar dëm pasi është bllokuar shitja, por edhe çmimi i tyre është tepër i ulët.

Ndërsa një fermer tregon se u ka munguar përkrahja nga shteti dhe nëse nuk merren masa për të pasur një treg të sigurt atëherë banorët e kësaj zonë do të vazhdojnë ti hedhin prodhimet.

Zona e Frakullës në Bashkinë e Fierit është e njohur tashmë për kulturën e luleshtrydhes dhe ka numrin më të lartë të fermerëve që merren me kultivimin e saj, por pjesa më e madhe e tyre vazhdojnë të ankohen se kostoja e lartë e shpenzimit nuk e justifikojnë fitimin që ata marrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet