×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Fëmijët shqiptarë të varfër/ Mbi 97% e familjeve nuk u plotësojnë standardet për ushqim dhe për veshje

Vitet e fundit, INSTAT ka nisur të publikojë treguesit e varfërisë dhe privimit material të fëmijët nën 16 vjeç.

Metodologjia e matjes së këtij treguesi është ndërtuar bazuar në metodologjinë e Bashkimit Europian ku matet disponueshmëria e 13 treguesve që kanë të bëjnë me të veshurit dhe të ushqyerit normal.

Ekspertët e INSTAT, Majlinda Nesturi dhe Blerta Muja, në një studim të tyrin që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të INSTAT gjetën, se mbi 97% e familjeve nuk mund të plotësonin normat në veshje dhe ushqim standard për fëmijët deri në 16 vjeç (shih grafikun bashkëngjitur).

Ekspertët i morën rezultatet e privimit material për fëmijët në pyetjet në nivel familje dhe u morën përgjigje nga të anketuarit e familjeve për të gjithë fëmijët anëtarë të asaj familje, nën 16 vjeç për të paktën 13 zëra si më poshtë:

Kanë disa rroba të reja (jo të përdorura);

Kanë dy palë këpucë të përshtatshme (ku futen një palë këpucë për çdo kohë);

Hanë fruta dhe perime një herë në ditë;

Hanë një vakt mish, pulë ose peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) të paktën një herë në ditë;

Kanë në shtëpi libra të përshtatshëm për moshën e tyre;

Kanë pajisje argëtimi për jashtë shtëpisë (biçikletë, patina, etj.);

Kanë lojëra për brenda shtëpisë (lodra edukuese për foshnje, kuba ndërtues, lojëra tavoline, lojëra kompjuterike, etj.);

Kanë një vend të përshtatshëm për të studiuar ose për të bërë detyrat e shtëpisë;

Marrin pjesë në një veprimtari të rregullt argëtuese (not, i bien një vegle muzikore, organizatë rinore, etj.);

Kanë festime në raste të veçanta (ditëlindje, ditë emri, ngjarje fetare);

Ftojnë miq në shtëpi për të luajtur ose për të ngrënë herë pas here;

Marrin pjesë në udhëtime dhe organizime shkollore me pagesë;

Shkojnë për pushime larg shtëpisë të paktën një javë për çdo vit, që përfshin qëndrimin në një vend tjetër ose te miqtë/të afërmi

Për secilin nga zërat u gjet se mbi 90% nuk mund t’i plotësonin, por hendeku më i lartë u vu re në mundësinë për t’i veshur me rroba të reja.

Gati 99,9% e familjeve pohuan se nuk plotësojnë pothuajse të gjitha nevojat e fëmijëve me rroba të reja. 99.9% e familjeve pohuan se fëmijët e tyre kanë nevoja të paplotësuar për së paku dy palë këpucë ose sandale të përshtatshme. 99.1% e familjeve pohuan se e kanë të pamundur që të ushqejnë më mish së paku një herë në ditë fëmijët e tyre. 99% e familjeve më fëmijë kanë pohuar se nuk plotësojnë nevojat./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U nderua në Këshillin e Atlantikut, Dua Lipa i kërkon presidentes së KE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

U nderua në Këshillin e Atlantikut, Dua Lipa i kërkon presidentes së KE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

Publikuar më 11.11.2021
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen ësht...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen është takuar me këngëtaren e njohur shqiptare Dua Lipa në Këshillin e Atlantikut. Presidentja e KE-së ka ndarë edhe një fotografi nga takimi me yllin e muzikës botërore, teksa shkroi se është e lumtur që e takoi atë. Dua Lipa, është nderuar nga Këshilli i Atlantikut me […]

Lexo më shumë

“Facebook”, kur mania bëhet problem…

“Facebook”, kur mania bëhet problem…

Publikuar më 21.10.2021
Pirro Naçi                     Më kujton fëmijët e vegjël dh...

Pirro Naçi                     Më kujton fëmijët e vegjël dhe kohën tonë të largët. Mama! Mama! Ε bëra këtë!… e bëra edhe atë!… .  Një  sjellje  që kërkon vëmendjen dhe vlerësimin e prindërve për çdo  veprimin  të fëmijës. Këto pëson kur “Facebook” të kthehet në mani. Pothuajse duket sikur njerëzit kanë pësuar një ‘’paralizë’’ dhe një […]

Lexo më shumë

Vijon protesta e Grupimit për të Drejtat e Kafshëve: Bashkia e Veliajt lau me gjak rrugët e Tiranës ku kaloi maratona (VIDEO)

Vijon protesta e Grupimit për të Drejtat e Kafshëve: Bashkia e Veliajt lau me gjak rrugët e Tiranës ku kaloi maratona (VIDEO)

Publikuar më 18.10.2021
Grupimi për të Drejtat e Kafshëve protestoi dje, sërish, për...

Grupimi për të Drejtat e Kafshëve protestoi dje, sërish, për vrasjen brutale të qenve endacakë nga Bashkia e Tiranës. Aktivistë të saj shpalosën një banderolë të madhe në vendin ku zhvillohej Maratona e Tiranës, organizuar nga bashkia, me thirrjen “Ndaloni genocidin ndaj qenve”. Paralelisht, aktivistë të mbrojtjes së kafshëve u zhvendosën te Spitali Veterinar i […]

Lexo më shumë

Shqipëria me popullsi më të re në moshë se BE, por po plaket me ritme të shpejta

Shqipëria me popullsi më të re në moshë se BE, por po plaket me ritme të shpejta

Publikuar më 04.10.2021
Një përllogaritje e fundit e Eurostat tregon se Shqipëria ka...

Një përllogaritje e fundit e Eurostat tregon se Shqipëria ka raportin e varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) nga më të ulëtat në Europë, çka tregon se vendi ende ka një popullsi të re në moshë. Por procesi i plakjes në vendin tonë po ndodh me ritme shumë më […]

Lexo më shumë

Vetëm 5 dollarë në ditë/ 12% e të punësuarve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë

Vetëm 5 dollarë në ditë/ 12% e të punësuarve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë

Publikuar më 28.09.2021
Kombet e Bashkuara, nëpërmjet Departamentit të Punës (ILO) p...

Kombet e Bashkuara, nëpërmjet Departamentit të Punës (ILO) përllogaritën se gjatë vitit 2020, në Shqipëri 12% e totalit të të punësuarve morën paga nën kufirin e varfërisë relative 5 dollarë në ditë. Statistikat e institucionit ndërkombëtar tregojnë se më shumë se 1/10 e të punësuarve në vendin tonë paguhen nga 3-5 dollarë në ditë. Pesha […]

Lexo më shumë

Ekspertët: Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi

Ekspertët: Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi

Publikuar më 21.09.2021
Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga ve...

Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga vendi do të varfërojë ekonominë dhe gjithashtu ndikon negativisht në rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit – thotë një studim i ekspertëve të INSTAT, Elma Çali dhe Sokrat Palushi, që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të institucionit. Ekspertët vunë në dukje se Shqipëria, deri në […]

Lexo më shumë

Raporti i KE: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19 në Europë më 2020, rritje rekord

Raporti i KE: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19 në Europë më 2020, rritje rekord

Publikuar më 16.09.2021
Një raport i Komisionit Europian i publikuar këto ditë njoft...

Një raport i Komisionit Europian i publikuar këto ditë njoftoi se Shqipëria kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Europë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19. Siç shihet në grafikun e publikuar nga Komisioni Europian në një raport të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) vdekjet shtesë në Shqipëri gjatë vitit […]

Lexo më shumë

Numri i nxënësve bie me shpejtësi, popullata e ciklit 9-vjeçar tkurrje me 2.1% brenda një viti

Numri i nxënësve bie me shpejtësi, popullata e ciklit 9-vjeçar tkurrje me 2.1% brenda një viti

Publikuar më 02.09.2021
Popullsia në moshë shkollore po tkurret me shpejtësi viti pa...

Popullsia në moshë shkollore po tkurret me shpejtësi viti pas viti, ku përveç sinjaleve për plakjen e popullsisë së vendit, rënia e numrit të nxënësve kërkon ridimensionim të sektorit të arsimit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2021 popullsia në grup-moshën e arsimit 9-vjeçar (5-14 vjeç) ka pësuar rënie me mbi 2,1 për […]

Lexo më shumë