×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Fëmijët nuk kanë nevojë për hipokrizi vetëm kur ndodhin krime!

Vladimir Dushniku

Në Tiranë u organizua një marshim proteste për të sensibilizuar autoritetet në luftën kundër krimit, njelloj si kudo në boten e zhvilluar, por që në Shqipëri nuk mund të arrihet asgjë! I respektoj të gjithë bashkëqytetarët e mi, por gjykoj se këtë lloj reagimi duhet ta kishim bërë më herët me veten tonë, jo kur na vjen veza, jo kur ndodhin krime të llahtarshme si kjo e Fierit, por kur i ndodh tjetrit, komshiut etj. Është ky indiferentizëm i shoqërisë shqiptare, që i ka dhënë zemër krimit dhe korrupsionit në vend!

O njerëz, pse mendoni se duke kryer këtë marshim do të arrini të sensibilizoni përgjegjësit që kanë sjellë këtë situate, kur ju nuk keni arritur t’i drejtoni gishtin atyre? Pse ngriheni të protestoni pasi ndodh një krim kaq i rëndë, por heshtni kur shkaqet e këtyre krimeve lindin dhe zhvillohen para syve tane dhe ne kemi heshtur? Si nuk arrini, që të mos e kuptoni se përgjegjësit kryesorë të braktisjes totale të fëmijëve, tani qeshin e tallen me ju, edhe nëse bëni tërë vitin papushim marshime të tilla?

Si nuk e kuptoni se duke kërkuar, që të rivendoset ligji me vdekje për vrasësin, ju keni shmangur akuzën ndaj autorëve të vërtetë, që kanë bërë të mundur kriminalizimin e tërë shoqërisë shqiptare?

Me gjithë mend shpresoni ju se do t’a ndryshojë situaten e rendit skandaloz në Shqipëri një politikan,që justifikon papërgjegjshmërinë e tij duke deklaruar se “Kudo ka krime në botë”!

Që në filozofine e tij të luftës kundër krimit mbizotëron propaganda mashtruese duke reklamuar në qendër të Tiranës të ashtuquajturat  “flota” me makina policie, motoçikleta, dronë, satelitë, kuadrate të tëra me mijëra policë etj. duke mbajtur fjalime pa fund edhe për gjëra të rëndomta, edhe kur deklarohet buxheti i policisë apo rritjet e rrogave të policisë etj?

E kujt i duhen tërë këto broçkulla kur efektiviteti i policisë në luftë me krimin duket qartë nga i gjithë populli? Si mund të mburret një shtet se po e lufton krimin kur çdo ditë radiot ,televizionet dhe gazetat numërojnë të parat krimet, që nga aksidentet e deri te vrasjet?

Si mund të shpresojmë se do na mbrojë një shtet, që ka braktisdur për 30 vjet fëmijët dhe rininë nga krijimi i të gjithë elementëve jetikë të domosdoshëm për jeten e një komuniteti që nga çerdhet, kopshtet, lulishtet, parqet, këndet e lojrave, fushat sportive, bibliotekat, shëtitoret, qendrat kulturore etj. duke i konsideruar ato gjëra qejfi, sepse vlerëson si prioritare autostradat, portet, aeroportet etj,etj?

A e patë se me çfare e genjente vrasësi viktimën e tij të ardhshme Mateon? Vetëm me një biçikletë, se tek ajo biçikletë, që nuk ia siguronte dot prindi, se nuk gjente dot në fshat asnjë lodër apo kënd lojrash të argëtohej me bashkëmoshatarët e tij, ai ra pre e një vrasësi deri sa i mori jetën!

E njëjta situate katastrofike ekziston sot jo në fshat, por në Tiranë, se kryebashkiaku Veliaj nuk arrin të kuptojë (ose nuk i intereson fare) se investimi PRIORITAR, i menjëhershëm i Bashkisë ku ai drejton, që NUK PRET KOHË TJETëR për të plotësuar, janë plotësimi dhe ndërtimi i të gjithë elementëve jetikë që përmenda më sipër, në çdo zonë ku banojnë njerëz dhe jo sa për numër,por në përpjestim të drejtë me sasinë dhe dendësinë e banorëve për një sipërfaqe të caktuar shkencërisht!

E gjithë kjo duhet të bashkërendohet me një reformim tërësor të arsimit në përgjithësi dhe atë PARASHKOLLOR në veçanti, ku edukimi, arti e kultura të jetë në qendër të vëmendjes së programeve mësimorë!

Një përvojë të tillë të përgjegjshme, shkencore dhe perfekte e kam parë të zbatohet në shtetin e Michiganit (SHBA), ku edukimi i fëmijëve fillon me kritere rigoroze, që në çerdhe sapo fëmijët të fillojnë të belbëzojnë fjalet e para emrat e prindërve të tyre, të fillojnë të përdorin edhe fjalët “më fal”,”të lutem”,”faleminderit”, që te ne nuk i thonë as kapot e shtetit! Si mund të shpresojmë nga një shtet, që nuk u heq nga shpatullat e njoma fëmijëve 15-20 kg libra, kur ata vetë nuk peshojnë më shumë, aq sa janë kërrusur që tani?

Propagandon qeveria se do t’ua japë falas librat nxënësve, por pse nuk arrin të kuptojë se në Michigan fëmijëve që në vitin e fundit parashkollor të kopshtit shteti u jep në përdorim tableta ku mësojnë abetaren plotësisht me programin e inkuadruar aty?

Edhe në klasën e parë u jepet tabletë ku është vendosur i gjithë programi mësimor si matematikë, letërsi etj., si dhe lojëra të rekomanduara për fëmijët, që të shmangin celularët me video anti-edukative!

Ndërsa në klasën e dytë e më pas nxënësve u jepet laptop dhe kështu në çantat e fëmijëve është hequr pesha! Ankohen të gjithë se fëmijët e më pas të rinjtë nuk lexojnë libra, por as shkolla, pa le më prinderit nuk e kuptojnë që nuk është faji i fëmijëve ky fenomen!

Në klasat e para të fillores, në Michigan nxënësve u jep çdo të hënë mësuesja kujdestare nga një liber nga biblioteka e shkollës, për ta lexuar gjate javës!

Bashkë me librin u jepet edhe një fletë format me disa kërkesa që nxënësit duhet të përgjigjen rreth përmbajtjes së librit, që nga emri i autorit, përmbajtja e tij, personazhet kryesore dhe kujt do të donin ata t’u ngjanin atyre etj! Kjo metodë bën që nxënësit ta lexonin librin serioziosht, ta diskutonin edhe me njëri-tjetrin, por edhe me prindërit! Pas një jave këto fletë dorëzoheshin te mësuesja e cila i lexonte dhe vlerësonte para klasës duke u dhënë rëndësi dhe seriozitet kësaj praktike!

Çdo javë një libër, bën të mundur jo vetëm nxitjen e dëshirës për leximin e librave, por edhe në komunikimin midis tyre në klasë dhe pas mësimit ndihet qartë kultura dhe bukuria e të folurit nga nxënësit, aq sa në biseda me bashkëmoshatarët e tyre kur vijnë në Shqipëri duket shumë dallimi i madh midis tyre në të folur!

Është koha t’i thuhet NDAL rrënimit total të gjithçkaje në Shqipëri! Dhe këtë duhet ta marrin në dorë jo politikanët e derisotëm, që janë përgjegjës, as ca palo analiste-opinionistë, që vetëm kanë bërë shplarjen e trurit të shqiptareve duke mbushur orët pa fund të emisioneve televizive vetëm duke u qarë hallin banditëve politikë se kush do të vije e kush do të ikë nga pushteti etj., por intelektualët idealistë, që u dhimbset ky popull me shpirt dhe që nuk ua kanë shitur shpirtin shejtanit për interesa personale!

Protesta në Tiranë për vrasjen makabre të Mateos

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Publikuar më 27.01.2022
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qyteti...

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Një apartament është përfshirë nga flakët, e për pasojë ka humbur jetën 67-vjeçari E.R. 67-vjeçari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë. Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohësja. Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë shuarjen e […]

Lexo më shumë

Sali Berisha në krye të PD? Reagon Escobar: E papranueshme një i shpallur non-grata të jetë fytyra e ndonjë partie

Sali Berisha në krye të PD? Reagon Escobar: E papranueshme një i shpallur non-grata të jetë fytyra e ndonjë partie

Publikuar më 27.01.2022
I dërguari i Posacëm për Europën Juglindore, Gabriel Escobar...

I dërguari i Posacëm për Europën Juglindore, Gabriel Escobar ka deklaruar prerazi këtë të enjte se nëse Sali Berisha rikthehet në krye të Partisë Demokratike nuk mund të priten marrëdhënie të kësaj të fundit normale me SHBA-të. Sipas Gabierl Escobar, nuk është normale që një njeri i sanksionuar për vepra të mëdha korrupsioni të jetë […]

Lexo më shumë

Bandat shqiptare përhapen dhe në Karaibe, ja si shtiren kriminelët si biznesmenë

Bandat shqiptare përhapen dhe në Karaibe, ja si shtiren kriminelët si biznesmenë

Publikuar më 27.01.2022
Destinacionet e Karaibeve meksikane nuk janë vetëm atraksion...

Destinacionet e Karaibeve meksikane nuk janë vetëm atraksion turistik. Duke qenë të preferuara për turistët nga e gjithë bota, ato bëhen një treg potencial për drogat që përdoren nëpër feta të Kankunit, Playa del Carmen, Tulum etj. DEA Amerikane dhe Interpol kanë zbuluar kriminelë të kërkuar nga të paktën 12 vende që banojnë në shtetin […]

Lexo më shumë

Pse mafia shqiptare dhe italiane ‘strehoet’ në Dubai? Flet kriminologu: Ja si trafikantët e drogës komandojnë gjithçka nga Dubai dhe pse nuk i ekstradojmë dot

Pse mafia shqiptare dhe italiane ‘strehoet’ në Dubai? Flet kriminologu: Ja si trafikantët e drogës komandojnë gjithçka nga Dubai dhe pse nuk i ekstradojmë dot

Publikuar më 27.01.2022
Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si m...

Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si mafia shqiptare dhe ajo italiane kanë gjetur parajsën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një intervistë për Rai News Vincenzo Musacchio* thekson se vendet si Dubai janë shndërruar në pikën më strategjike të trafikantëve të drogës të cilët kontrollojnë gjithçka që andej dhe madje investojnë në […]

Lexo më shumë

Policia nxjerr qentë në shitje, ofertat nisin nga 8 deri në 20 mijë lekë të reja

Policia nxjerr qentë në shitje, ofertat nisin nga 8 deri në 20 mijë lekë të reja

Publikuar më 27.01.2022
Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka ...

Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshjave të ndryshme. Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të […]

Lexo më shumë

Pamje të rënda +18/ Momenti kur qëllohen për vdekje pesë ushtarët ukrainas

Pamje të rënda +18/ Momenti kur qëllohen për vdekje pesë ushtarët ukrainas

Publikuar më 27.01.2022
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se...

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur pjesëtari i Gardës Nacionale të Ukrainës qëllon me kallashnikovë kolegët e tij në një fabrikë të municionit në Dnepr. Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm, kanë humbur jetën pesë ushtarë dhe disa tjerë janë plagosur, kurse autori i krimit që ishte […]

Lexo më shumë

Një 9-vjeçar humb jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Një 9-vjeçar humb jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Publikuar më 27.01.2022
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima ng...

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, pandemia nuk ka kursyer as fëmijët. Një djalë 9-vjeçar nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin. Ndër të tjera, kanë humbur jetën dhe një person i moshës 50-59 vjeçare, dy persona të moshës 70-79 vjeçare dhe dy të moshës mbi […]

Lexo më shumë

Rriten shtrimet në spitalet COVID, 1549 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Rriten shtrimet në spitalet COVID, 1549 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Publikuar më 27.01.2022
Infektimet me COVID kanë shënuar një ulje të lehtë në 24 orë...

Infektimet me COVID kanë shënuar një ulje të lehtë në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 5662 testime, kanë rezultuar pozitivë 1549 qytetarë. Betejën me COVID e kanë humbur 6 qytetarë. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 […]

Lexo më shumë