Fëmijë inteligjentë, me dietë peshku

Fëmijët të cilët konsumojnë peshk të paktën një herë në javë bëjnë gjumë më të mirë dhe marrin pikë më të larta në testet e inteligjencës sesa ata që e konsumojnë peshkun më pak.

Sipas studimit të Universitetit të Pennsylvanisë është konstatuar se fëmijët të cilët hanë peshk një herë në javë, në teste të inteligjencës shënojnë 4.8 pikë më shumë sesa ata që konsumojnë më pak ose nuk e konsumojnë fare.

Ekspertët thonë se vazhdimisht ka dëshmi shkencore të cilat tregojnë se peshku është i mirë për shëndetin.

Prindërit këshillohet që t’u gatuajnë fëmijëve peshk vazhdimisht pasi peshku përmban acide yndyrore Omega 3, të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e trurit.

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet