Fëmija shpëton mrekullisht nga peshkaqenët (VIDEO)

Publikuar më 05. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Disa pamje të filmuara me dron në Bahamas tregojnë se sa pranë rrezikut për jetën ka qenë një fëmijë, teksa një tufë me peshkaqenë është vërsulur drejt tij.
Pamjet e filmuara nga Artem Tkachenko, tregojnë fëmijën e emocionuar që hyn në ujë për t’u larë, pa vënë re se disa metra larg tij ndodheshin 4 peshkaqen, që sapo kanë ndjerë djaloshin janë nisur drejt tij.
Fatmirësisht, Tkachenko, që po shihte pamjet që po filmonte me dron ka filluar të bërtasë drejt fëmijës duke e nxjerrë këtë të fundit nga uji.
E nëse ai nuk do të kishte ngritur dronin, nuk do të kishte mundur që të shihte 4 prej grabitqarëve më të rrezikshëm të ujit, të cilët ndodheshin shumë pranë fëmijës, jeta e të cilit do të rrezikohej me të vërtetë nëse nuk do të kishte ndërhyrë Tkachenko.