×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Fatos Lubonja: Rama dështoi me ‘Fundin e Marrëzisë’ dhe iu kthye marrëzisë

FATOS LUBONJA

Nuk ka njeri që nuk bën lidhje midis botës së krimit dhe botës së lojërave të pasurimit përmes basteve apo lojërave të fatit. Është një shoqëri ku rinia, në vend që të punojë të studiojë, të aftësohet, të profesionohet, shtyhet, t’u kthehet lojërave të fatit dhe basteve. Kur i hoqën lojërat e fatit edhe me një slogan të goditur, “Fundi i marrëzisë” i hoqën me shpresën për të ndërtuar një Shqipëri tjetër. Por rikthimi te to tregon se dështuan totalisht dhe tani i kthehen se i duhen paratë, i duhen për zgjedhje e për të blerë vota. Dhe e kishte thënë edhe Braçe, po thellohet marrëzia. Me marrëzi duhet të kuptojmë këtë papërgjegjshmëri që shoqërohet edhe me ikjen e njerëzve. Rama dështoi me “Fundin e Marrëzisë” dhe iu kthye marrëzisë.

Bastet kthehen për të qarkulluar para të zezë, qarkullimi i parasë është i lidhur me pasurimin e një pjese. Rama e ka bërë monopol qarkullimin e parasë, i qarkullon me një grup njerëzish dhe po tenton përmes kësaj që të kapë dhe klientelë që do financojë partinë për zgjedhje. Nëse Rama ka punuar sistematikisht është pikërisht rritja e klientelës së partisë që do japin edhe shpërblim. Rama kërkon vazhdimisht t’ia marrë klientelën edhe opozitës. Në këtë mënyrë, bastet janë një nga format. Sepse format për të rritur klientelën janë përmes pastrimit të parasë, trafikut të drogës, lojërat e fatit, bastet. Të gjitha janë të lidhura, i gjithë problemi është se nuk kemi transparencë, tani të shohim se çfarë lloj biznesi prodhon para që të dimë gjendjen, por ne nuk e kemi këtë stadium, pra, kjo tregon që ka një polarizim tek një grup i vogël njerëzish. Tani nuk dihet se ku qarkullojnë paratë, kemi rritje të karburantit, por asgjë nuk është e studiuar…

Ndihet nga e gjithë klima se vjeshta do të jetë betejë e madhe verbale të paktën, akuza e ndërakuza dhe regjistrime, priten arrestime. Janë disa probleme që janë në këtë vend, kemi krimin tani si do ta bëjmë, do t’i lëmë të vriten siç thoshte Kryeministri “le të hanë kokën e njëri-tjetrin”. Në një vend si Shqipëria, shteti dhe mafia janë të lidhura. Edhe drejtësia është pjesë e shtetit. Pra, siç është edhe një flotë, nuk mund një e vetme të kthejë të gjithë figurën. Është sistemi i ngritur dhe duhet bërë analiza kush e ka ngritur. Për mua është faktori ekonomik, pra, një ekonomi kriminale dhe faktori politikë, kapja e shtetit nga njerëz që kanë dashur të pasurohen në mënyrë kriminale. Rama është njeriu që ka dashur të sundojë dhe e dinte që duhet të ndiqte logjikën e njerëzve që pasurohen duke vjedhur duke bërë para me drogë. Por ku mund të kapesh për ta ndryshuar? Duhet të kapesh te të dyja anët e medaljes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Dalin detaje mbi aksidentin që u mori jetën të rinjve në autostradë: Vdiqën 26-vjeçarja dhe një 24-vjeçare

Dalin detaje mbi aksidentin që u mori jetën të rinjve në autostradë: Vdiqën 26-vjeçarja dhe një 24-vjeçare

Publikuar më 27.11.2022
Dy vajza humbën jetën në një aksident që ndodhi rreth orës 0...

Dy vajza humbën jetën në një aksident që ndodhi rreth orës 02.00 të mëngjesit të së dielës në autostradën Durrës – Tiranë. Njëra prej tyre është identifikuar si Silva Gjergji, 26 vjeçe me origjinë nga Rubiku dhe Roxhesa Klironomi. Arbër Tivari dhe Roxhesa Klironomi Drejtues i automjetit ka qenë 26-vjeçari Arbër Tivari, banues në Durrës. […]

Lexo më shumë

Motorristi denoncon policin e Veliajt që u arrestua dje: Për 1 muaj merrte sufllaqe dhe fruta deti falas, për të mos më hequr patentën

Motorristi denoncon policin e Veliajt që u arrestua dje: Për 1 muaj merrte sufllaqe dhe fruta deti falas, për të mos më hequr patentën

Publikuar më 27.11.2022
Dje, një polic patrulle i komisariatit nr.1 dhe një polic i ...

Dje, një polic patrulle i komisariatit nr.1 dhe një polic i bashkisë Tiranë u arrestuan sepse vidhnin e grabisnin me dhunë banorët e Tiranës. Njëri prej tyre, Sajmir Muzikanti u denoncua më herët se ndalonte gjithashtu edhe motoristët që bënin shpërndarje dhe i kërcënonte se gjoja do i vinte gjobë rreth 100 mijë lekë. Për ta […]

Lexo më shumë

Ekrem Spahiu: 110 vjet pavarësi. Po bashkim kombëtar?

Ekrem Spahiu: 110 vjet pavarësi. Po bashkim kombëtar?

Publikuar më 27.11.2022
EKREM SPAHIU 28 nëntor 2022: 110 vjet të pavarur si shtet sh...

EKREM SPAHIU 28 nëntor 2022: 110 vjet të pavarur si shtet shqiptar, por të ndarë përgjysmë si komb. Aq sa arritje historike, aq edhe dramë kombëtare. Por të gjitha kombeve të ndara u takon e drejta natyrore të jetojnë të bashkuara. Historia botërore është e mjaftueshme për ta vërtetuar këtë të drejtë. Në atë ditë […]

Lexo më shumë

Tre vite pas tërmetit, Luljeta Bozo: Fshatarët hynë në vila që s’i kanë ëndërruar kurrë

Tre vite pas tërmetit, Luljeta Bozo: Fshatarët hynë në vila që s’i kanë ëndërruar kurrë

Publikuar më 27.11.2022
Dje, në 3-vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, deputetja...

Dje, në 3-vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, deputetja e PS-së, Luljeta Bozo, lavdëroi qeverinë që ka bërë me shtëpi mijëra familje. “Tërmeti ishte një gjë e frikshme është një ndër katastrofat natyrore që ndodhin shpesh. Është një fenomen i frikshëm. Shumica ishin të papërgatitur. Pati shumë shkatërrime ç’është e vërteta. Problem i parë ishte […]

Lexo më shumë

Vidhnin të rinjtë që i kapnin me kanabis te Liqeni Artificial, ja dy policët e arrestuar

Vidhnin të rinjtë që i kapnin me kanabis te Liqeni Artificial, ja dy policët e arrestuar

Publikuar më 26.11.2022
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e ...

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e dy efektivëve që kryenin grabitje në zonën e Liqenit Artificial. Burimet bëjnë me dije se Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç akuzohen se vidhnin të rinjtë të cilët konsumonin kanabis në zonën e Parkut të Liqenit artificial në kryeqytet në […]

Lexo më shumë

Lihen në burg 10 të arrestuarit për laboratorin e kokainës në Frakull, mes tyre edhe drejtori i OST-së

Lihen në burg 10 të arrestuarit për laboratorin e kokainës në Frakull, mes tyre edhe drejtori i OST-së

Publikuar më 26.11.2022
Gjykata e Posaçme rikonfirmoi sot masat e sigurisë “arrest n...

Gjykata e Posaçme rikonfirmoi sot masat e sigurisë “arrest në burg” për 10 personat e arrestuar për laboratorin e drogës që u zbulua në Frakull të Fierit. Personi që e ka porositur plehun organik nga Kolumbia, Zenel Çervenaku, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike nëpër thasë. Sipas tij, […]

Lexo më shumë

Kryenin grabitje me dhunë në zonën e Liqenit Artificial, autorët ishin dy policë

Kryenin grabitje me dhunë në zonën e Liqenit Artificial, autorët ishin dy policë

Publikuar më 26.11.2022
Dy efektivë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi...

Dy efektivë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për grabitje në zonën e liqenit Artificial të Tiranës. Policët, konkretisht polici i Patrullës së komisariatit nr1. Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç akuzohen se kanë vjedhur dy qytetarë. Po ashtu mësohet se të dyshuarit u mbajtën nën […]

Lexo më shumë

Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare nxjerr hartat: Greqia po bën kërkime për naftë në zonën e shelfit kontinental të Shqipërisë

Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare nxjerr hartat: Greqia po bën kërkime për naftë në zonën e shelfit kontinental të Shqipërisë

Publikuar më 25.11.2022
Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, v...

Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, vazhdon të denoncojë shkeljen e sovranitetit nga anijet greke që po kërkojnë hidrokarbure në zonën e kontestuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndonëse, Ministria pë Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, i mohoi si jo të vërteta raportimet e Meçollarit. Ai deklaroi se anijet greke prej datës 7 […]

Lexo më shumë