Familja e motrave nga Lezha hap dyert e mortit: Nuk dimë…

Publikuar më 11. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Tashmë familja e dy motrave që u vranë në mënyrë barbare nga bashkëshorti i njërës prej tyre, janë në zi dhe kanë hapur dyert e mortit në banesën në Lezhë, për gjithë ngushëlluesit.
Alma dhe Elda Frroku u vranë dy ditë më parë në Zvicër.
Ndërkohë, familja e dy viktimave thotë se nuk ishin në dijeni të ndonjë konflikti dhe nuk kanë çfarë të thonë lidhur me motivet e ngjarjes.
Të pyetur nga “Panorama”, fqinjët e familjes thonë se ato i njihnin si dy vajza që vinin nga një familje e nderuar dhe e respektuar në tërë zonën. “Nuk kemi dijeni se kanë patur konflikte”, thonë ata.
54-vjeçari më inicialet R. B., akuzohet se vrau gruan e tij Alma Frroku, 38 vjeçe dhe motrën e saj, Eldën, 31 vjeçare, në banesën e tyre në kantonin e Argaut.