Fajdexhinjtë dalin para Gjykatës, akuzat ndaj tyre

Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur në Gjykatën e Shkodrës 12 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Maranaj”, të cilët priten të njihen me masën e sigurisë .

Ata u arrestuan nga policia me dyshimin se ushtronin veprimtari të paligjshme të dhënies së parave hua dhe njiheshin ndryshe edhe si banda e fajdeve.

Ata akuzohen për veprat penale të “Pastrimit të Produkteve të Veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të palicensuar”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”.

Ja kush janë të arrestuarit:

  1. Byrhan Alija. 61 vjeç nga Shkodra
  2. Edi Memcaj, 33 vjeç nga Shkodra
  3. Adri Bala 22 vjeç, nga Shkodra;
  4. Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra
  5. Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra
  6. Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoricë dhe banues në Shkodër;
  7. Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra
  8. Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra
  9. Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra;
  10. Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra;
  11. Naim Ahmetaj 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
  12. Ilir Sokoli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet