×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Facebook”, kur mania bëhet problem…

Pirro Naçi                    

Më kujton fëmijët e vegjël dhe kohën tonë të largët. Mama! Mama! Ε bëra këtë!… e bëra edhe atë!… .  Një  sjellje  që kërkon vëmendjen dhe vlerësimin e prindërve për çdo  veprimin  të fëmijës.

Këto pëson kur “Facebook” të kthehet në mani. Pothuajse duket sikur njerëzit kanë pësuar një ‘’paralizë’’ dhe një pjesë e madhe  ndjejnë nevojën për tu bërë të ‘’shquar’’  me një like. Imagjinoni pasojat e bërjes së njerëzve më të shqetësuar për atë që të tjerët mendojnë për ta, se sa për veten e tyre.!? “Facebook” ka krijuar një brez të fiksuar pas vetes duke shfaqur dëshirën fëmijënore për të kërkuar një lloj shpërblimi për çdo gjë që bëjmë. Angazhimi i përsëritur mund kthehet në ‘’krizë  identiteti’’.

Seicili ka krijuar me vetëdije një botë me shumë miq, mësojmë  lajmet e tyre dhe na ‘’pëlqen’’ të  kalojmë ‘’mirë’’ me ato ç’farë na ofrojnë… Fatkeqësisht, krahas anës pozitive, gjithnjë e më shumë krijon probleme me përdorimin dhe abuzimin të cilat shpesh përfundojnë në situata problematike.  Është një nga krijimet më të mëdha ‘’plastike’’ të kohës, që, sipas logjikës së tij, mënyra më e mirë për të bërë miq është duke klikuar.  Të gjithë e përdorim për arsye të ndryshme. Disa për të promovuar punën, për të bërë marrëdhënie me publikun, për t’u informuar çfarë ndodh në botë, për të mbajtuar kontakt me njerëzit dhe për të komunikuar shpejt me ta, ose thjesht për të vrarë kohën sepse nuk kanë diçka më të mirë për të bërë. Ka arsye të pafund të cilat nuk janë gjithnjë të vlefshme dhe shpesh çorientuese.

Gjërat nuk janë aq të pafajshme, “Facebook” ka një tendencë për të të ushqyer ‘’narcizmin’’ që mund të fshihet brenda nesh, dhe faqja jonë bëhet pasarelë. Dikur ishte “Mercedes”-i,  sot është “Facebook”-u.  Për politikanët dikur ishte kontakti me njerëzit, sot është nëpërmjet celularit.

Në çdo rast, përdorimi mund të ndryshojë, por kurthet janë të shumta. Asnjëri nuk ka të drejtë të ndalojë  askënd të përdorë mediat sociale,  por duhet  t’i kushtojmë vëmendje asaj që  bëjmë dhe të reflektojmë mbi kuptimin e veprimeve tona në këtë rrjet. “Facebook”  mund të jetë i dobishëm ose i rrezikshëm. Le të mos bëhemi viktima të këtij labirinthi, duke u përpjekur të kapim koncepte të pakapshme,e  duke u zvaritur pas like dhe comments.

‘’Dritarja’’ e hapur  në rrjet, nga të gjithë ne është për të marrë ajrin e pastër dhe  jo për ta përdorur   atë për të hedhur ‘’plehrat’’ në platformën e internetit dhe as të fshihemi pas perdes për të  pritur ‘’Zhulietën’’…

Fenomenet,  herë pas here, mashtrojnë dhe ‘’naivët’’ janë të parët që e pësojnë. Në një farë mënyre është sikur shikojmë  filmim ‘’The Trueman Shoë’’  të  xhirohet çdo ditë  në ekranin tonë të vogël dhe ne të jemi bërë aktorë të këtij seriali.

Pak kohë më parë dikush e krahasoi “Facebook”-un  me Godzillën, që si edhe ai, do të vijë një ditë që do të vdesë. Pyetja  që lind është shumë e thjeshtë. A është koha për të menduar se cilat janë alternativat e një jete pa “Facebook”?

Derisa të vijë ajo ditë “Facebook” këmbëngul të hapë 10 000 vende pune të reja në vendet e  BE, për 5-së vitet e ardhshme, për një  botë virtuale, ‘’Metaverse’’. Madje  edhe emrin mendojnë ta ndryshojnë!?

Dikush,  më 3 tetor, propozoi që “Facebook” të  marë statusin e një shteti të pavarur, të 194-tin  në  OKB.  Ishte ndoshta postimi më i ‘’dështuar” i dekadës. Nuk kaluan 24  orë dhe platforma e Mark Zuckerbergut  ishte  shembur. Godzilla vdiq dhe u rringjall brenda 5-6 orëve, por një sërë problemesh ‘’shëndetësore” na la pas me efekte afatgjatë, të ‘’panjohura’’ akoma…

Zilja e parë e alarmit është sigurisht numri i orëve, që ditë e natë shpenzojmë në këtë rrjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mjeku i ish-diktatorit flet për foton e Berishës me Enver Hoxhën, Isuf Kalo: E ftuan Sokoli dhe Liljana për drekë në Pogradec

Mjeku i ish-diktatorit flet për foton e Berishës me Enver Hoxhën, Isuf Kalo: E ftuan Sokoli dhe Liljana për drekë në Pogradec

Publikuar më 03.12.2021
Pas publikimit të fotove të Berishës në familjen e Enver Hox...

Pas publikimit të fotove të Berishës në familjen e Enver Hoxhës ka ardhur edhe reagimi i ish-mjekut personal të Enver Hoxhës, Isuf Kalo, i cili është edhe mik me Berishën, ku ka treguar se si janë gjendur në krah të diktatorit. Sipas mjekut Kalo, arsyeja e prezencës së Berishës, ka qenë njohja e tij personale […]

Lexo më shumë

Do të përcillet me ceremoni ushtarake festive në Berlin, çfarë do të bëjë Angela Merkel pas largimit nga skena politike

Do të përcillet me ceremoni ushtarake festive në Berlin, çfarë do të bëjë Angela Merkel pas largimit nga skena politike

Publikuar më 02.12.2021
Angela Merkel largohet nga skena politike. Me një ceremoni u...

Angela Merkel largohet nga skena politike. Me një ceremoni ushtarake festive në Berlin ajo nderohet të enjten në mbrëmje para largimit nga detyra. Po si do ta kalojë Merkel kohën pas 16 vitesh si kancelare?Angela Merkelit i pëlqen të gatuajë supë me patate dhe kek me kumbulla. Gjellë tipike gjermane për stinën e vjeshtës, që […]

Lexo më shumë

‘Kaçurrels, si femër, me mjekër apo qeros?, komentuesit votojnë se si e duan Blendi Fevziun

‘Kaçurrels, si femër, me mjekër apo qeros?, komentuesit votojnë se si e duan Blendi Fevziun

Publikuar më 02.12.2021
Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka habitur ndjekësit me disa...

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka habitur ndjekësit me disa foto që ka publikuar në profilin e tij në Instagram. Fevziu në to shfaqet disa herë si një femër, foto këto të krijuara përmes montazhit. Gazetari thotë se fotoja që ka fituar me shumicë votash si më e pëlqyera është kjo me flokë kaçurela. foto e parë […]

Lexo më shumë

Një jetë për shqiptarët, 10 vite pa Mbretin Leka I

Një jetë për shqiptarët, 10 vite pa Mbretin Leka I

Publikuar më 01.12.2021
Ekrem Spahiu Mbreti Leka, do të mbahet mend dhe do të përkuj...

Ekrem Spahiu Mbreti Leka, do të mbahet mend dhe do të përkujtohet përjetë për vlerat prestigjioze kombëtare, të cilat i mishëroi në konsekuencën politike mbretërore ndaj të ardhmes së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Ai nuk abdikoi kurrë nga froni mbretëror, duke ruajtur të pacënuar besimin për këtë të ardhme. Për Mbretin Leka, çështja kombëtare […]

Lexo më shumë

Aktori Luftar Paja merr urime nga deputetët socialistë, me rastin e 80-vjetorit

Aktori Luftar Paja merr urime nga deputetët socialistë, me rastin e 80-vjetorit

Publikuar më 01.12.2021
Aktori i mirënjohur Luftar Paja, ditën e sotme feston 80-vje...

Aktori i mirënjohur Luftar Paja, ditën e sotme feston 80-vjetorin e tij të lindjes. Urimeve të kësaj dite të shënuar për aktorin i janë bashkuar dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nga rradhët e Partisë Socialiste. Ka qenë Taluant Balla i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e ka uruar Pajën, krenarinë e Gorishovës, […]

Lexo më shumë

“Mbeta pa fjalë…”, studentja nga Durrësi që fitoi në konkursin e teknologjisë pa Wifi tregon mesazhin dhe dhuratën nga Bill Gates

“Mbeta pa fjalë…”, studentja nga Durrësi që fitoi në konkursin e teknologjisë pa Wifi tregon mesazhin dhe dhuratën nga Bill Gates

Publikuar më 01.12.2021
Xhulia Kurti është 21-vjeçarja nga Shqipëria e cila studion ...

Xhulia Kurti është 21-vjeçarja nga Shqipëria e cila studion shkencat Kompjuterike në Durrës. Aftësitë e saj sa i përket teknologjisë janë komentuar shumë. Xhulia Kurti është studentja shqiptare që fitoi çmimin e dytë në Gjermani pasi paraqiti ide inovative për dërgimin e materialeve përmes ‘Smartfonëve’ edhe pa internet dhe pa paguar faturën. 21- vjeçarja u […]

Lexo më shumë

Fotot nudo në internet kanë lënë një traumë mendore të pashlyeshme, thotë aktorja e njohur Jennifer Lawrence

Fotot nudo në internet kanë lënë një traumë mendore të pashlyeshme, thotë aktorja e njohur Jennifer Lawrence

Publikuar më 28.11.2021
Aktorja amerikane Jennifer Lawrence ka dhënë një intervistë ...

Aktorja amerikane Jennifer Lawrence ka dhënë një intervistë për revistën ‘Vanity Fair’ për numrin e dhjetorit. Deklaratat e saj janë bërë virale. Më e sinqertë se kurrë, pa hezituar të flasë për dobësitë e saj dhe çfarë e shqetëson, ylli i Hollivudit shpjegon pse vendosi të largohej nga aktrimi për dy vjet. Njëkohësisht ajo i […]

Lexo më shumë

Dhori Qirjazi nxjerr nga harresa ‘’Bletën Shqipëtare’’ të Thimi Mitkos

Dhori Qirjazi nxjerr nga harresa ‘’Bletën Shqipëtare’’ të Thimi Mitkos

Publikuar më 28.11.2021
Pirro Naçi Një javë më parë më mori në telefon… ai nga...

Pirro Naçi Një javë më parë më mori në telefon… ai nga Selaniku dhe unë nga Athina…Folëm gjatë për shëndetin për punët dhe pastaj për Sarandën, me shumë nostalgji për vendlindjen… Folëm edhe për ‘’Bletën’’ e Mitkos. Sot e ndoqa live në  ceremoninë  e organizuar nga Akademia e Shkencave  për  shpalljen e  fituesve të  konkursit […]

Lexo më shumë