
Nga foltorja e Kuvendit, paraditen e kësaj të hënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se do të aktivizohen spitalet rajonale të Shkodrës dhe Durrësit. Më tej shtoi se mbrëmjen e kësaj të hënë pritet që të mbërrijnë 7020 doza vaksinash nga Pfizer.
“Dje kemi arritur më shumë se 500 të shtruar në 4 spitalet COVID. Nga sot do të aktivizojmë spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës. Dhe më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Më pas vijojmë në skenarët e tjerë sipas planit. Sot vijnë 7020 vaksina nga Pfizer. Ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gur”,– njoftoi ministrja.
Po ashtu ajo nuk la pa përmendur edhe premtimet e liderit të opozitës, duke e ironizuar atë. Manastirliu tha se premtimet e çudibërësve nuk janë zgjidhje për të dalë nga pandemia.
“Është i natyrshëm mosbesimi dhe e mirëkuptuar mërzia. Është normal ankthi. Duhet të jetë i natyrshëm edhe mirëkuptimi i qytetarëve. Premtimet e çudibërësve që nuk kanë asgjë në dorë dhe nuk kanë respekt për peshën e fjalës nuk janë zgjidhje. Zgjidhjen do ta gjejmë siç kemi bërë deri sot bashkë”, tha Manastirliu.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply