Evakuohen nëntë banesa në Gjirokastër, rrezikohen të shemben

Nëntë banesa në Gjirokastër rrezikojnë shembjen për shkak të zgjerimit të perimetrit të rrëshqitjes së dherave. Ditën e martën u urdhërua evakuimi i nëntë familjeve në lagjen “Cfakë”, ku ekspertiza për këtë zonë përcaktoi një risk të lartë për katër shtëpi dhe një risk më të ulët për pesë shtëpitë e tjera.
Shërbimi Gjeologjik sugjeron marrjen e masave imediate për stopimin e fenomenit duke rekomanduar evakuimin e banorëve.
Gjeologët kërkojnë që të përcaktohet thellësia e planit të rrëshqitjes për të vijuar me ndërtimin e mureve mbajtës me pilota.
Ekspertët kërkojnë ndërhyrjen emergjente për rritjen e sigurisë dhe gjithashtu sugjerojnë shtimin e masës së gjelbër, si dhe sistemimin e shkarkimit të ujërave përmes pritave.

Të tjera

Abissnet