×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Europë, po vijmë!

Silvana Begaj

O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!

Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!

Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…

E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.

Migjeni

Na prit! Ne kuq e zinjtë e Ballkanit po vimë! Po vijmë me gjithë shqiponjat, historinë dhe trimërinë.

Europë, po vijmë! Ti na prit, një vit, 2, 5, 10, por ne po vijmë! Po vijmë me gjithë ëndrrat dhe shpresat për të qenë si ty. Po vijmë por duhet të dish që do të sjellim ndryshim!

Europë po vijmë, ti veç na jep punë! Na jep mundësi. Na përdor, ama mos na lër në këtë varfëri dhe padrejtësi. I kemi sytë nga ty Europë se të parët e vendit nuk po marrin përgjegjësi

Europë, po vijmë! Po të lëmë çdo gjë ta përvetësosh vetëm na lër të vijmë! Shfrytëzoi tokat, burimet dhe çdo aset tonin! Merri malet, detet, fushat, kodrat, lumenjtë dhe liqenet. Malet, malet e lartë që s’bëjnë zë. Si në kohët e vjetra, ti na kujton si na merr çdo të mirë, se pjesën tjetër e dimë. Ti vetëm na lër të vijmë!

Ndoshta po shprehem gabim, Europë! E kam fjalën: Na merr! Na i hap dyert. Se kush na le ne të vijmë…

Kush heq dorë nga qyli, korrupsioni, drejtësia e padrejtë, pushteti absolut? Shpesh dhe ty të joshin Europë, prandaj bën sehir!

Por ti na merr, na i hap ato dyer që t’i lëmë ‘Gjeneralët e ushtrisë së vdekur’ të udhëheqin veten. Le të ngopen deri sa të plasin. S’do kenë më ku të bëjnë padrejtësi.

Na lë të mendoj që ti je e ëndërruara Europë dhe do na sjellësh shpëtim.

Mos mendo atë që po mendon Europë! Unë nuk jam e dështuar dhe as frikacake! Unë jam luftëtare, por dhe lufta ka rregulla. Atje po luftohet pa dinjitet. Në luftën pa dinjitet humbasin trimat dhe ëndërrimtarët

Europë, ti na njeh! E vërteta duhet thënë e gjitha se pjesërisht nuk është e vërtetë. Ne njohim të vërtetën tonë dhe ne njohim të vërtetën tënde.

Europë po vijmë që të bëjmë ndryshim!

Ne, qytetarët e thjeshtë, ne po kërkojmë të vijmë ose të na marrësh.

Pret kushte? Negociata? Integrime? Zhvillime? Ne kushtet i dimë… hahahaha. Më bëre të qesh me të madhe.

Europë, thjesht na merr! Po të pyetën për ne, thuaj që: Kjo është të jesh populli më i vjetër e i mallkuar i Ballkanit! Pazaret më të këndshme bëhen aty bashkë me ty.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Brenga e një emigranti!

Brenga e një emigranti!

Publikuar më 05.08.2020
Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen tim...

Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur […]

Lexo më shumë

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Publikuar më 05.08.2020
Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ...

Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ Tenderi për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, nuk është lojë “novative” apo një program plotësues i mësimdhënies për fëmijët, siç u munduan ta justifikojnë drejtuesit e saj. Është […]

Lexo më shumë

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Publikuar më 30.07.2020
Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kusht...

Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me 106 votat gjoja për listat e hapura që do jenë sërish të kryetarëve dhe ndalimin e koalicioneve paragjedhore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u bë copash me amendimet e viteve 2007, 2008, 2012, 2015, 2016 dhe ndryshimin e sotëm, si […]

Lexo më shumë

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Publikuar më 28.07.2020
Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deput...

Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deputetët e emëruar, të votojë ‘hapjen’ e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë, ku sërish vendosin kryetarët e partive, tregon frikën personale për t’u përballur me votën popullore. Partitë e vjetra ishin dhe janë bashkë në çdo maskaradë zgjedhore, siç tregoi sot edhe një […]

Lexo më shumë

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Publikuar më 28.07.2020
Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbë...

Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbën e infeksionit me Sars-CoV-2. Por nëse tani nuk përpiqemi të gjithë bashkë do ta çojmë dëm suksesin e arritur në luftën kundër COVID-19, mendon Fabian Schmidt. Shumë vende të botës reaguan ndaj pandemisë Corona  me kohë duke marrë masat e izolimit si dhe […]

Lexo më shumë

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

Publikuar më 28.07.2020
Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A k...

Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A ke para?-Po ! Ti je gjithkush, Ti je gjithçka! “Varfëria është uri. Varfëria është mungesa e një strehe. Varfëria është të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar tek doktori. Varfëria është të mos kesh akses në edukim […]

Lexo më shumë

Kur televizioni publik fle

Kur televizioni publik fle

Publikuar më 27.07.2020
Vladimir Lulaj Nënkryetar i partisë ‘Zgjidhja’ Prej vitesh, ...

Vladimir Lulaj Nënkryetar i partisë ‘Zgjidhja’ Prej vitesh, televizioni publik “fle”, përton t’i bëjë oponencë konstruktive pushteteve të përkohshëm politikë, që vazhdimisht sillen në menyre destruktive dhe nuk përfaqësojnë interesat themelore të shtetit Juridik. Kater pushtetet kryesore të shoqërisë sonë (pushtetet e pavarur shtetërore legjislative, ekzekutive, gjyqësor dhe mediatik), prej kohësh ndihen të “droguar..” dhe […]

Lexo më shumë

Për zgjedhjet universitare

Për zgjedhjet universitare

Publikuar më 27.07.2020
Nga: Rezart Prifti Para 7 vjetësh kur fillova punë në Univer...

Nga: Rezart Prifti Para 7 vjetësh kur fillova punë në Universitetin e Tiranës si rishtar, idealist, zelltar dhe me një frymë inovative u ngërdhesha mes asaj si është dhe të paktën se si mendoja unë se si duhet të ishte. Rrugës nuk humba as të qenit rishtar, idealist, zelltar, apo frymën inovative, por mësova disa […]

Lexo më shumë