Europa Ligë, Partizani mposhtet nga Maribori në “Selman Stërmasi” (VIDEO)

Pas Kukësit, edhe Partizani ka zhgënjyer në sfidën e parë të Europa Ligë, e vlefshme për turin e parë eliminator.

“Të Kuqtë” janë mposhtur me shifrat 0-1 ndaj Mariborit në përballjen e luajtur sot në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Një gabim në mbrojtje i kushtoi ekipit të Skënder Gegës, ku pas pasigurisë së Kalarit dhe Belicës, Gregor Bajde e dërgoi topin në rrjetë.

Partizani ka kërkuar një penallti, pas një ndërhyrje brenda zonës në dëm të Asanit, por nuk ka qenë i të njëjtit mendim gjyqtari.

Abdurramani bëri një goditje spektakolare nga distanca në minutat shtesë, por pa ia dalë të shënojë golin e barazimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet