Eurodeputetja Macovei: Të luftohet korrupsioni, nuk janë argumente justifikimet!

Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, në sesionin e dytë të tryezës u ndal tek korrupsioni.
Eurodeputetja kërkoi nga klasa politike shqiptare më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit.
“Opozita dhe mazhoranca duhet të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri. Paratë e buxhetit janë para që dalin nga xhepat e qytetarëve”, deklaroi ajo.
Sa u takon zgjedhjeve dhe shqetësimeve të opozitës, Macovei i komentoi shkurt duke u ndalur tek raporti i OSBE/ODIHR.
“Në raportin e OSBE/ODIHR thuhet se zgjedhjet kanë qenë në përputhje me standardet. Rekomandimet janë që reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, u shpreh ajo.
“Ka përpjeke, ka dhe disa rezultate, ka shumë hetime, nuk ka shumë ndjekje penale.
Ndërkohë që kur flasim për finalizimin në gjykata numri është i ulët. Duhet punë. E di që nuk është e thjeshtë dhe procesi në vetevete kërkon kohë, megjithatë ju inkurajoj të vazhdoni të punoni.
Në këtë aspekt për të përmbushur nevojat e njerëzve dhe ndihmuar zhvillimin e vendit, opozita, pavarësisht se kush është dhe maxhoranca, pavarësisht se kush është, nëse duhet t’i shërbejnë vendit është e rëndësishme të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri.
Duhet të kuptoni ndonjëherë njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të japin rryshfet sepse sistemi kërkon ta bëjë këtë. Siç ndodh në sistemin shëndetësor. Nëse do ti shërbesh një personi të dashur atëherë do të bësh çdo gjë të mundshme. Por nga ana tjetër, nëse sistemi shëndetësor do të funksiononte mirë atëherë njerëzit do të ishin shumë të lumtur që të mos detyroheshin të merrnin borxh para për shërimin e të dashurve të tyre.
Korrupsioni bën jetën e vështirë dhe jo vetëm kaq, humb dhe besimin e njerëzve tek institucionet, të mos e pëlqejnë fare klasën politike sepse klasa politike nuk e lufton korrupsionin.
Korrupsioni sjell varfëri, ndërpret konkurrencën reale dhe të ndershme në ekonomi.
Nëse ka korrupsion nuk ka proces tenderimi të drejtë. Nëse ka korrupsion nuk ka proces tenderimi të drejtë, do të rrisë çmimet e produkteve ose ndoshta një autostradë do të ishte 3 herë më e shtrenjtë sesa çmimi dhe e gjithë kosto duhet të paguajnë njerëzit.

Të tjera

Abissnet