
Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me përgjimet e Ndragheta-s, ku i përfshirë është emri i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në një deklaratë për mediat, Balla ka thënë se eurodeputeti i përfshirë është një mik i vjetër i Lulëzim Bashës, teksa ka shtuar se ka qënë edhe në zyrën e kryetarit të PD-së.
“Mund t’ju them me bindje të plotë që eurodeputeti është një mik i vjetër i Lulëzim Bashës, e ka takuar dhe në Romë.
Unë po ju them pyeteni se e ka pasur dhe në zyrë. Në fund të fundit si politikan shqiptar më vjen keq që ju i bini anash, ata që janë përmendur me emër janë në presidencë i keni dhe miq të kryetarit të opozitës.
Për të tjera duroni dhe dëgjoni. Ajo që përshëndes është që antikorrupsioni ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Unë nuk dua të hyj në diskutime”, deklaroi Balla mes të tjerash.
Kujtojmë që në megaoperacionin e autoriteteve italiane u zbuluar se në Shqipëri është një kompani që kryen pastrim parash dhe mbi të gjitha kryen lidhjen mes qeverisë shqiptare dhe figurave të grupeve mafioze.
Në këto përgjime u përmend edhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply