Eurodeputeti i bie harmonikës, duartrokitje e hare në seancën e fundit të PE (VIDEO)

Foto 1 nga 2 Pas Para

Eurodeputeti nga Sllovakia Lojze Peterle krijoi një atmosferë të këndshme për kolegët e tij në sesionin e fundit të Parlamentit Evropian.

Ai luajti me harmonikë himnin e Bashkimit Europian, “Ode to Joy”, të shkruajtur nga poeti Friedrich Schiller dhe të kompozuar nga Ludwig van Beethoven.

“Është përgjegjësia jonë ta mbajmë Europën të bashkuar. Le të rindërtojmë ‘Notre Dame’-in dhe gëzuar Pashkët”. Do të doja t’iu falënderoja për 5 vitet e bashkimit në diversitet”, tha ai, duke nisur performancën muzikore.

Ajo u prit me duartrokitje nga kolegët e Parlamentit Evropian. Muajin e ardhshëm mbahen zgjedhjet në Parlamentin Evropian ku ekziston frika për një zgjerim të spektrit të partive populiste.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet