×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

EULEX: Gjetja e mbetjeve mortore në Kizhevak, falë imazheve fotografike nga ajri

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), nëpërmjet një komunikate për medie, ka dhënë sqarime lidhur me gjetjen e mbetjeve mortore, më 16 nëntor, në Kizhevak të Serbisë, për të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës.

Në komunikatë thuhet që mbetjet mortore janë zbuluar në një gurore të madhe në Serbi, nga ekspertët e EULEX-it, të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe Komisionit Qeveritar të Serbisë për Personat e Zhdukur. Gjithashtu, EULEX-i sqaron se ekspertët e saj kanë kryer gërmime në Kizhevak që prej vitit 2015 dhe në vitin 2020, siç thuhet në komunikatë, ndodhi një përparim falë shfrytëzimit të imazheve fotografike nga ajri.

“Problemi ishte se këto janë lokacione guroresh të mëdha dhe se peisazhi ka pësuar ndryshime të vazhdueshme me kalimin e kohës për shkak se kjo gurore ka qenë në përdorim ende për një numër të viteve,” ka thënë Javier Santana, arkeolog forenzik i EULEX-it.

Siç sqaron misioni i EULEX-it, pas kërkesës për t’i marrë imazhet fotografike nga ajri të vitit 1999, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ia siguroi këto imazhe fotografike nga ajri Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur dhe Komisionit Qeveritar të Serbisë për Personat e Zhdukur në fund të vitit 2019. Në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, ekspertët e EULEX-it i kanë analizuar fotografitë dhe në bazë të analizave, në muajin shkurt është përcaktuar vendndodhja e saktë e lokacionit.

Më pas, ekspertët nga EULEX-i, Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe Komisioni Qeveritar i Serbisë për Personat e Zhdukur, kanë kryer punën në terren në Kizhevak, e cila solli deri te zbulimi i mbetjeve mortore.

“Puna në Kizhevak është larg nga të përfunduarit. Procesi është shumë i ndërlikuar dhe merr shumë kohë. Për të pasur mundësi të vazhdohet puna, duhet të ketë një urdhër gjykate. Pas kësaj, hapi tjetër është që të vazhdohet me zhvarrimet dhe gjetjen e mbetjeve mortore. Pasi të gjinden mbetjet mortore, duhet të bëhet autopsia dhe do të merren mostrat e eshtrave për testet e profilit të ADN-së. Në rastet ku të afërmit e ndonjë personi të pagjetur i kanë dhënë mostrat e gjakut dhe do të ketë raport për përputhje pozitive të ADN-së, procesi i identifikimit përfundon. Pastaj, familjet informohen për identifikimin dhe atyre u dorëzohen mbetjet mortore të personit të zhdukur”, tha koordinatori i EULEX-it për zhvarrime, Krassimir Nikolov.

Zëvendësdrejtorja e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Tarja Formisto, u ka bërë thirrje edhe një herë të afërmëve të të gjithë personave të pagjetur që t’i japin mostrat e gjakut për ta lehtësuar procesin e identifikimit.

Lajmin për gjetjen e mbetjeve mortore në Kizhevak afër Rashkës në Serbi, më 16 nëntor, e pati konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës. Lidhur me dyshimet se mbetjet mortore që u gjetën janë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, Gërxhaliu kishte thënë:

“Mund të konfirmoj se janë eshtra të shqiptarëve të Kosovës, në Kizhevak të Serbisë”.

Deri në gjetjen e mbetjeve mortore në Kizhevak, në bazë të të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare, të dhëna këto të nxjerra nga raporti i Zyrës së UNMIK-ut për Personat e Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore dhe të cilat gjenden gjithashtu në bazën e të dhënave të organizatës Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), që nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999. REL 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mali i Zi dhe Serbia dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit

Mali i Zi dhe Serbia dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit

Publikuar më 29.11.2020
Qeveria në ikje e Malit të Zi ka shpallur ambasadorin e Serb...

Qeveria në ikje e Malit të Zi ka shpallur ambasadorin e Serbisë person të padëshiruar (non grata) dhe i ka kërkuar që të largohet nga shteti, ka njoftuar Ministria e Jashtme më 28 nëntor. Serbia është përgjigjur disa orë më vonë duke e shpallur ambasadorin e Malit të Zi, po ashtu person të padëshiruar dhe […]

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut: 41 të vdekur dhe 1,022 të infektuar me COVID-19

Maqedonia e Veriut: 41 të vdekur dhe 1,022 të infektuar me COVID-19

Publikuar më 28.11.2020
Maqedonia e Veriut të shtunën ka shënuar rekord të ri sa i p...

Maqedonia e Veriut të shtunën ka shënuar rekord të ri sa i përket numrit të viktimave me COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 41 të vdekur dhe 1,022 të infektuar nga testimi i 3,127 mostrave në 24 orët e fundit. Sipas raportit, viktimat janë: 17 në Shkup, nga katër në […]

Lexo më shumë

Telefonatat mashtruese të Call Center-it/ Zbulohet skema, banda fuste në kurth pensionistët e vetmuar

Telefonatat mashtruese të Call Center-it/ Zbulohet skema, banda fuste në kurth pensionistët e vetmuar

Publikuar më 28.11.2020
Autoritetet e sigurisë në Gjermani të drejtuar nga policia e...

Autoritetet e sigurisë në Gjermani të drejtuar nga policia e Trierit së bashku me policinë në Kosovë ia kanë dalë të godasin në një aksion ndërkombëtar një bandë kriminele që operonte nga Kosova dhe përfitonte miliona euro, duke gënjyer pensionistët me premtime për fitore në loto. Sipas policisë në Ansbach, mashtruesit flisnin një gjermanishte të […]

Lexo më shumë

“Ndërhyn në punët e brendshme”, Mali i Zi shpall “non grata” ambasadorin e Serbisë

“Ndërhyn në punët e brendshme”, Mali i Zi shpall “non grata” ambasadorin e Serbisë

Publikuar më 28.11.2020
Qeveria pro-perëndimore në largim e Malit të Zi e deklaroi a...

Qeveria pro-perëndimore në largim e Malit të Zi e deklaroi ambasadorin e Serbisë fqinje person non grata të shtunën, duke reflektuar një rritje të tensioneve disa ditë para inaugurimit të planifikuar të një qeverie të re në këtë shtet. Ministria e Jashtme e kombit të vogël ballkanik përmendi “ndërhyrjen e gjatë dhe të vazhdueshme në […]

Lexo më shumë

Bllokimi në Greqi mund të zgjatet edhe pas 7 dhjetorit, sot raportohen 121 persona të vdekur si pasojë e COVID-19!

Bllokimi në Greqi mund të zgjatet edhe pas 7 dhjetorit, sot raportohen 121 persona të vdekur si pasojë e COVID-19!

Publikuar më 28.11.2020
Autoritetet greke njoftuan një rekord prej 121 të vdekurish ...

Autoritetet greke njoftuan një rekord prej 121 të vdekurish nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit të shtunën. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 2,223 persona. Kishte gjithashtu 1,747 raste të reja duke rritur gjithsej rastet e konfirmuara në 103,034. Qyteti verior i Selanikut përsëri kishte më së shumti raste […]

Lexo më shumë

Greqia nervozohet me qëndrimin gjerman/ Ministri i Jashtëm grek: Nuk e kuptoj ngurrimin e Gjermanisë përball Turqisë

Greqia nervozohet me qëndrimin gjerman/ Ministri i Jashtëm grek: Nuk e kuptoj ngurrimin e Gjermanisë përball Turqisë

Publikuar më 28.11.2020
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias akuzoi Gjermaninë se n...

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias akuzoi Gjermaninë se nuk po i përmbahet rolit të saj udhëheqës në BE duke hedhur poshtë lutjet nga Athina për të vendosur një embargo armësh ndaj Turqisë. “Unë me të vërtetë nuk arrij të kuptoj ngurrimin e Gjermanisë për të përdorur fuqinë e madhe të ekonomisë së saj për […]

Lexo më shumë

Çdo gjë është bërë në heshtje, Greqia pajiset me automjete ushtarake të blinduara

Çdo gjë është bërë në heshtje, Greqia pajiset me automjete ushtarake të blinduara

Publikuar më 28.11.2020
“Drita jeshile” për blerjen e automjeteve të par...

“Drita jeshile” për blerjen e automjeteve të para të blinduara 4×4 të tipit M1117 Guardian pritet të ndizet së shpejti me rezultatin që Greqia të mbrohet edhe më shumë por pa harxhuar një pasuri. Kujtojmë që në verë Kongresi Amerikan kishte miratuar shitjen e 1,200 forcave të blinduara të përdorura në gjendje të shkëlqyeshme për […]

Lexo më shumë

(Video) Pamje nga përleshja me armë në mes të rrugës në Kosovë!

(Video) Pamje nga përleshja me armë në mes të rrugës në Kosovë!

Publikuar më 28.11.2020
Një rrahje mes dy personave ka ndodhur para pak çastesh në m...

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur para pak çastesh në mes të rrugës në Veternik. Në media është publikuar një video nga një përleshje mes dy personave, ku njëri prej tyre në duar mban armë zjarri me të cilën e kërcënon. Mirëpo me të ardhur policia në vend të ngjarjes të personat kanë ikur […]

Lexo më shumë