Eskavatori rrëshqet nga kamioni/ Bie mbi një mjet tjetër, godet për vdekje shoferin

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Kukës, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”. Sipas informacionit paraprak bëhet me dije se mjeti tip kamion ku në rimorkio ka pasur një eskavator dhe gjatë ecjes eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios e për pasojë ka goditur një tjetër mjet tip “Mitsubish” me drejtues shtetasin H.N.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, mjeti tip kamion ku në rimorkio ka pasur një eskavator,  gjatë ecjes eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios, dhe për pasojë ka goditur mjetin tip  “Mitsubish” me drejtues shtetasin H.N.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Mitsubush” shtetasi H.N., i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit tip Kamion, shtetasi E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme proceduariale.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet