Është vrarë Admir Murataj në Rinas? Gjykata kërkon vërtetimin e viktimës

Gjykata për Krime të Rënda i kërkon Prokurorisë prova që vërtetojnë se kush ka qëlluar mbi Admir Murataj, gjatë tentativës për arratisje pas grabitjes spektakolare në Aeroportin e Rinasit.

Seancën e sotme, Gjykata i ka kërkuar organit të akuzës që të vërtetojnë vdekjen e Murataj dhe prova të tjera përveç certifikatës së vdekjes.

Po ashtu, kërkohet që prokuroria të dërgojë edhe akt ekspertimin të vendit të ngjarjes dhe akt ekspertimin e kryer mbi viktimën.

Për vërtetimin e vdekjes së Admir Murataj, Gjykata i ka lënë dy javë kohë Prokurorisë për të sjellë prova të reja.

Admir Muarataj mbeti i vrarë më datë 9 prill, pas grabitjes në Aeroportin e Rinasit së 6.5 milionë eurove. Ai u gjet i hedhur në anë të rrugës ku po largoheshin, ndërsa ende nuk dihet nëse është qëlluar nga policia apo vetë shokët e tij. Gjithsej, grabitësit ishin pesë persona. Ende policia nuk ka rënë në gjurmët e grabitësve të tjerë, të cilët pasi hodhën në rrugë trupin e pajetë të Admir Murataj u larguan bashkë me thasët me para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet