“Është shumë shqetësuese”, Princi Charles flet për herë të parë pas infektimit me koronavirus

Princi Charles e ka përshkruar eksperiencën me koronavirusin si diçka shumë të çuditshme, irrituese dhe shpesh shqetësuese. 71-vjeçari nderoi me një mesazh edhe personelin e shërbimit të urgjencës dhe theksoi rëndësinë e të jetuarit me shpresë.

Gjithashtu ai ka thënë që është shumë e rëndësishme, që mjekët, sidomos ata të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të trajtohen me kujdes të veçantë pas punës së tyre. Mesazhi i regjistruar nga stafi në Birkhall, në shtëpinë e princit në Skoci, shënoi daljen e tij të parë publike që nga momenti i infektimit me koronavirus.

“Tashmë e gjej veten në anën tjetër të sëmundjes, që ishte realtivisht me simptoma të lehta, por ende duhet të vazhdojë distancimin social dhe izolimin e përgjithshëm. Ashtu siç të gjithë po e mësojmë, kjo është një eksperiencë e çuditshme, irrituese dhe shpesh shqetësuese, sepse prezenca e familjarëve e miqve nuk është e mundur dhe strukturat normale të jetës zhduken papritur.

Në një kohë kaq të paprecedentë dhe ankthioze të jetëve tona, unë dhe gruaja ime po mendojmë veçanërisht për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në rrethana kaq të vështira dhe jonormale, dhe për ata që duhet të durojnë sëmundjen, izolimin e vetminë. Si përkrahës i Age UK dhe gruaja ime e SilverLine, mendimet tona shkojnë për të moshuarit e gjithë këtij vendi që po përballen me vështirësi të shumta në këtë situatë”, është shprehur Charles në videomesazhin e tij.

Ai ka shtuar se i gjithë personeli mjekësor që po luftojnë në vijën e parë të frontit kanë shumë nevojë për mbështetjen e vendit. “Është shumë thelbësore që këta njerëz të trajtohen me një kujdes të veçantë kur mbarojnë detyrën e tyre rraskapitëse, ndërsa u duhet të përballen me ankthin e vazhdueshëm për familjet dhe miqtë e tyre”, ka thënë Princi Charles.

View this post on Instagram

As Patron of Age UK, The Prince of Wales shares a message on the coronavirus pandemic and its effect on the older members of the community.

A post shared by Clarence House (@clarencehouse) on

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet