Zbardhet vendimi për Doklen/ Me arsyetimin se “është edukuar” u lirua një i dënuar përjetë

Është zbardhur vendimi për lirimin nga qelia të ish-anëtarit të “bandës së Durrësit” Endrit Dokle, që nga i dënuar përjetë e pa veten të lirë me 5 vjet shërbim prove.

Ndër të tjera në argumentin e dhënë nga Gjykata e Krujës thuhet se gjatë qëndrimit në qeli prej vitit 2005, Dokle është edukuar dhe ndërgjegjësuar.

Kësisoj sipas gjykatës, Endrit Dokle është gatshëm që të riintegrohet në shoqëri. “Koha e kaluar i mbyllur dhe larg familjes, e ka bërë të reflektojë shumë se pasojat e ardhura nga veprat penale në jetën e tij janë shumë të rënda dhe kurrsesi nuk e percepton ripërjetimin e një situate të tillë. Ai reflekton brejtje të ndërgjegjes për të gjitha pasojat e sjella në familje dhe jashtë saj. I dënuari ka shfaqur pendim të thellë për veprën penale, për të cilën është dënuar”, shkruhet në raportin e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Krujë.

Kujtojmë që Endrit Dokle, i konsideruar si numri 2 i “bandës së Durrësit” u lirua më 14 janar nga qelia, pas vendimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Ajo vendosi të pranonte kërkesën e avokatit për shuarjen e dënimit të përjetshëm duke e ulur në 25 vite, ndërsa më pas e ka liruar me kusht, 5 vite në shërbim prove. Endrit Dokle ishte arrestuar në vitin 2004, dhe u lirua pas afro 16 vite burg, ku dënimi i përjetë u konvertua në shërbim prove.

Pjesë të shkëputura nga vlerësimi i gjykatës

Ne mbeshtjetje te te gjitha vleresimeve te perpiluara per kerkuesin {xxx} komisioni i vleresimit ka relatuar se kerkuesi ka sjellje korrekte dhe shume te mire si me bashkevuajtesit dhe me personelin e institucionit ku ai ka vuajtur denimin , nuk eshte konstatuar  asnjehere pjesmarrje e tij ne akte apo veprimtari te cilat cenojne sigurine ne institucion lirite , nuk ka patur tentative te largimit nga vendi i qendrimit apo dhe nga institucioni ku ka qendruar sefundmi pra  prane IEVP Fush Kruje ku qe prej dates 29.08.2014 eshte pranuar prane ketij institucioni .

Gjithashtu kerkuesi {xxx} nuk ka kryer dhe nuk eshte perfshire ne aktivitete qe bien ne kundershtim me Rregulloren e Pergjithshme te Burgjeve si dhe me rregulloren e brendshme te Institucionit Eshte i perfshire ne organiken e punes ne institucion ,  pune te cilen e ka kryer me korrektesi dhe ka mafrre pjese ne veprimtarite me sportive dhe kulturore dhe eshte aktiv dhe bashkepunues ne programet terapeutike si ne seancat individuale dhe ato ne grup .

Vizitat dhe kontaktet me familjen jane te rregullta , mardheniet jane shume te mira dhe te qendrueshme duke gjetur mbeshtetje emocionale dhe materiale tek ata .

Nuk ka perfituar leje shperblyese eshte trajtuar me leje te vecante per arsye  te vdekjes se nenes se tij leje e cila eshte dhene me shoqerim nga forcat e policise .

Referuar raportit te vleresimit  pergatitur nga Zyra Vendore Kruje me nr. 612/2 prot date 02.12.2019 nga analizimi i disa  elementeve si dokumentacioni i ardhur nga IEVP Fush Kruje intervistat e kryera  me kerkuesin te denuarin {xxx} si dhe me familjare te tij babai dhe te aferm te rij si dhe me anetare te komunitetit ku jeton familja e tij  si dhe duke vleresuar kushtet e  banimit , Arsimin trajnimin dhe punesimin e tij , gjendjen  e tij ekonomike , mardheniet e tij me familen , gjendjen shendetesore , sjelljen e te denuarit, reagimin e tanishem per vepren penale ku ai shfaq pendese per gjithshka ka ndodhur duke u shprehur se ato kane qene vitet ne te cilat ka gabuar me shume ne jeten e tij .

Gjithashtu duke vleresuar elemente te tjere si rrezikshmerine e te denuarit per perseritjen e veprave penale ne te cilen sipas raportit  te vleresimit eshte theksuar si me poshte se :

Nga vleresimi ne teresi i rrethanave si dhe faktin se kalimi i nje kohe te gjate brenda ambienteve te IEVP –se duket se ka ndryshuar dhe ka permiresuar normat e sjelljes ne shoqeri te te denuarit , dhe se jane kushtet e ndryshimit te personalitetit te individit te denuar dhe ndryshimit te lidhjes midis individi si subjekt pergjegjes dhe individit qe ka kryer pjesen me te madhe te denimit , duke ndikuar ne rrezikshmerine  e  tij, per rrjedhoje interesi per ndershkimin e veprave penale duhet te vendoset ne proporcion te drejte me qellimin riedukues te zbatimit te denimit  alternativ .

Gjithashtu ne vleresimin e tij Sherbimi i proves ka trajtuar dhe stilin e jeteseses , te menduarit  dhe sjelljen e kerkuesit {xxx} si dhe mardheniet me familjet e viktimave.

Ne raportin e vleresimit lidhur me kerkesen e kerkuesit  {xxx} per lirimin para kohe me kusht , ne konkluzione dhe  rekomandime  Zyra Vendore Kruje  ka relatuar  si me poshte :

Ka kryer pjesen me te madhe te denimit dhe gjate gjithe kesaj periudhe ka deshmuar me qendrimin e tij te mire, se gjate periudhes qe ai ka kaluar ne IEVP eshte arritur qellimit per edukimin dhe riintegrimin e tij ne shoqeri.

Si arsye te vecante ka ngritur gjendjen jo te mire te babait te tij, si dhe nevojen per t`iu dhene nje mundesi qe te jetoje prane familjes periudhen e mbetur te jetes te babait te semure. Vlen te theksohet se babai i tij eshte ne nje gjendje te rende shendetesore….Infarkt inferior i kaluar dhe Kardiopati

Ishemike. Vete {xxx} per shkak te viteve te shumta ne izolim, stresit te kaluar, te fatkeqesise te vdekjes se nenes dhe pamundesise per ti qendruar prane babait dhe ndjenja e fajit kane ndikuar ne gjendjen e tij shendetesore e vertetuar nga mjeku psikiater dhe kartela klinike ne burg. Prania e {xxx} prane familjes do ta ndihmonte sadopak babane e tij, per te kaluar kete situate te veshtire nga ana shendetesore, por dhe psikologjike.

Koha e kaluar i mbyllur dhe larg familjes, e ka bere te reflektoj shume se pasojat e ardhura nga veprat penale ne jeten e tij jane shume te renda dhe kurrsesi nuk e percepton riperjetimin e nje situate te tille. Ai reflekton bretje te ndergjegjes per te gjitha pasojat e sjella ne familje dhe jashte  saj. I denuari {xxx} ka shfaqur pendim te thelle per vepren penale, per te cilen eshte denuar.

Ka marre pjese ne aktivitete rehabilituese dhe eshte pjese e organikes se punes ne IEVP. Merr pjese ne biseda te lira sociale, si dhe ne veprimtari fetare dhe kulturore. Ka qene pjesemarres aktiv ne aktivitete qe Sherbimi i Proves ka zhvilluar ne bashkepunim me administraten e IEVP, me qellim njohjen e te denuarve qe jane ne prag te Lirimit me Kusht, me Institucionin e Sherbimit te Proves. I gjithe ky aktivitet dhe kjo pjesmarrje ne keto aktivitete rehabilituese jane te bazuara ne vleresimet e sjelljeve te IEVP-se.

Nga vertetimi i Gjendjes Gjyqesore nr. 07 date 01.11.2019 rezulton se shtetasi {xxx} eshte i denuar per veprat penale per te cilen vuan denimin.

Pozitiv eshte fakti se i denuari ka siguruar nje Deklarate Punesimi nga Administrator z. {xxx} me nr. Nipt {xxx}, per ta punesuar prane biznesit te tij. Sipas deklarates te leshuar prej administratorit,“{xxx}” merr persiper punesimin si punetor te z. {xxx}. Te pasurit e nje pune te perhershme, me kohe te plote eshte nje faktor pozitiv dhe shume domethenes gjate periudhes se rehabilitimit te ketij te denuari, nje marredhenie qe garanton elemente pozitiv te sjelljes sociale te te denuarit, por dhe te asaj familjare, duke qene se me punen e tij {xxx} do te jete dhe nje mbeshtetje ekonomike per familjen e tij. Duke qendruar prane familjes, ai do te kontribuoje ne permiresimin e gjendjes ekonomike, duke permbushur rolin e tij si djali i familjes, elemente keto thelbesor ne procesin e riintegrimit te tij ne shoqeri. I denuari ka mbeshtetjen e te gjithe familjareve dhe miqve te tij, nga ana emocionalo-psikologjike, per te perballuar veshtiresite qe pasojne periudhen e pas lirimit.

Rrezikshmeria e te denuarit per perseritjen e vepres penale nuk eshte e larte, vihet re pergjegjshmeri dhe pendese per veprimin ne te cilin eshte perfshire. Ai shprehet se vuajtja e denimit per kete veper, i ka sherbyer me se miri per te qene me i kujdesshem

dhe me i pergjegjshem ne zgjedhjen e veprimeve qe kryen ne jete. Kjo eshte arsyeja qe te krijon bindjen se vuajtja e pjeses se mbetur te denimit, ne nje periudhe prove te kushtezuar, pranefamiljes dhe komunitetit qe ka shprehur vullnetin per ta mirpritur, do ndihmonte dhe do te kishte nje ndikim pozitiv ne kete proces rehabilitues dhe risocializues, proces ky qe do te ndiqet dhe mbikqyret, bazuar ne procedurat perkatese ligjore nga ZVSHP perkatese.

Ne perfundim  te raportit eshte konkluduar sa me poshte :

Sherbimi i Proves ne cilesine e Institucionit misioni i te cilit ,bazuar ne ligjin procedurial dhe kriteret ligjore eshte ne mbeshtetje te cdo kerkese per aplikim te denimeve alternative dhe mbikqyrja , perkrahja , mbeshtetja asistimi i te denuarve gjate procesit te rehabilitimit dhe risocializimit . Ne funksion te

realizimit te ketij qellimi ,Sherbimi  i Proves nqs gjykata do ta gjykone te arsyeshme pranimin e kerkeses se te denuarit {xxx} , eshte dakort dhe do  ta mbeshtes kete vendim dhe ne permbushje te detyrave funksionale do ta ndihmonte dhe asistonte te denuarin gjate procesit te rehabilitimit dhe risocializimit te tij prane familjes dhe shoqerise .

Sherbimi i Proves ne cilesine e rekomandimit do t’i propozonte Gjykates zbatimin e nenit 60 pika 9 dhe 10 te Kodit Penal “Masat ndaj te denuarit te vene ne prove ”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet