Ermali tremb Amin, por reagimi i saj pushton rrjetet sociale (Video)

Publikuar më 31. 10. 2017 nga Bleona Metushi

Moderatori dhe aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka postuar një video në “Instagram”, në të cilët shfaqet në shtrat me Amin.

Moderatori ka menduar ta trembë bashkëshorten, e cila sigurisht që nuk mund të mos binte pre e shakasë së tij. Por nuk mbetet pa përgjigje Ami, madje fjala e saj kthehet në hit, nëpër komentet e publikut, më shumë sesa humori i videos.

“Gomar”, i thotë Ami duke qeshur dhe mund ta lexoni me dhjetëra herë atë fjalë nga komentuesit të cilët nuk kanë harruar dhe ta kritikojnë Ermalin që po tremb Amin ndërsa ajo është shtatzënë.

Halloweeeeen Filloi… @amardatoska ??????

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on