Ermal Meta, mesazh gazetarëve shqiptarë: Mos spekuloni mbi jetën time. Kur thashë “bastard”…

Kantautori Ermal Meta, i cili u shpall fitues i Sanremos në Itali, ka postuar sot një mesazh të rëndësishëm për gazetarët shqiptarë.
Kantautori u kërkon gazetarëve që të mos spekulojnë mbi jetën e tij private. Ai thekson se kur në një intervistë ka përmendur fjalën “bastard”, nuk ka thënë asnjë emër.
Mediat shqiptare kishin aluduar se ai i referohej babait me fjalën “bastard” për shkak se ai kishte qenë i dhunshëm në raport me të birin.
Postimi i Ermal Metes
Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:
Mos spekuloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.
Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.
Falemnderit për vëmendjen.
Ermal Meta