
Eksperti i shëndetit publik, Erion Kristo, ka reaguar edhe një herë në lidhje me vaksinimin në Shqipëri, duke ironizuar kryeministrin Rama, pasi ky i fundit po e cilëson procesin si një sukses të tijin apo Qeverisë.
Sipas Dashos, përrallat dhe karagjozllëqet e Ramës duhet të marrin fund. Eksperti shkruan se edhe mbrëmë në vendin tonë erdhi në Rinas 1 kuti e gjysme me vaksina, gjë që kryeministri e shet si fitore.
“I dashur Borat!
Nuk ta kanë fajin as kompanitë prodhuese dhe as vendet imperialiste që kanë halë në sy Shqipërinë e Boratit që qëndron si shkëmb dhe histori “suksesi” në breg të Adriatikut. E ke fajin vetë! Serbia dhe Izraeli i kanë nisur negociatat në maj 2020, kurse ti u kujtove në dhjetor 2020 kur bënë uljet e Krishtlindjeve dyqanet e bojërave të Neë York-ut”-shkruan Dasho.
Postimi plotë i ekspertit të shëndetit publik:
HABERET E BORATIT: KARAGJOZLLËQE QË DUHET TË MARRIN FUND!
Dje Borati me dy sejmenë doli sërish në Rinas për të pritur një kuti e gjysmë me vaksina (një kuti me pesë kartonë dhe një kuti me dy kartonë) dhe nisi deklaratat e zakonshme:
Së pari, përralla me vendin mik që bujarisht na dhurojnë vaksina.
Borati e ka për zemër këtë përrallë pasi ajo çimenton më tej figurën e “babait” të cilën ai u mundua ta krijonte me çdo kusht gjatë pandemisë. Në fakt këto janë dozat e Pfizer të cilat janë kontraktuar kush-e-di se me çfarë çmimi stratosferik, ndërsa dozat e AstraZeneca-s që priten së shpejti janë dozat e COVAX-it.
Së dyti, përralla me vendet e pasura që si kuçedra po thithin të gjithë vaksinat nga vendet e varfërt. Në fakt në raport me vaksinat nuk ka vende të pasur dhe të varfër, por ka vende të përgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm. As Izraeli dhe as Serbia nuk janë vendet më të pasura në planet, por janë ndër vendet më të suksesshme.
Izraeli ka administruar 83 doza për 100 banorë, duke vaksinuar plotësisht 34% të popullatës dhe me një dozë gati 50%. Serbia është vendi i dytë më i suksesshëm në Europë duke administruar 18 doza për 100 banorë (vetëm Britania e Madhe ja kalon në Europë). Serbia ka aplikuar deri tani 1,250,000 doza të vaksinës, ose gati 200 herë më tepër se Shqipëria.
I dashur Borat!
Nuk ta kanë fajin as kompanitë prodhuese dhe as vendet imperialiste që kanë halë në sy Shqipërinë e Boratit që qëndron si shkëmb dhe histori “suksesi” në breg të Adriatikut. E ke fajin vetë! Serbia dhe Izraeli i kanë nisur negociatat në maj 2020, kurse ti u kujtove në dhjetor 2020 kur bënë uljet e Krishtlindjeve dyqanet e bojërave të Neë York-ut.
Boll me përrallat me miq misteriozë dhe armiq imperialistë!
Boll me karagjozllëqe!
Je bërë i padurueshëm…
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply