Erdogan tërhiqet përballë Uashingtonit, Turqia liron pastorin amerikan

Pas përplasjeve diplomatike në rritje me Uashingtonin, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duket se është dorëzuar.

Një gjykatë turke vendosi sot të lirojë pastorin e krishter evangjelist amerikan Andrew Brunson, çështja e të cilit rriti ndjeshëm tensionet SHBA-Turqi.

Kjo mund të jetë lëvizja e parë nga ana e Ankarasë në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve.

Gjykata miratoi një dënim prej rreth 3 vitesh për Andrew Brunson-in, i cili ishte akuzuar për vepra terroriste

Megjithatë ishte Gjykata e Dytë e Krimeve të Rënda në Izmir, që në përputhje me vendimin e saj, shfuqizoi arrestin shtëpiak dhe ndalimin e udhëtimit për Brunson.

Duke marrë parasysh kohën prej afër dy vitesh që ai ka qëndruar në arrest, gjykata vendosi që ai të lirohet. Raportohet se pastori Brunson u shfaq i emocionuar në momentin e komunikimit të vendimit.  “Jam i pafajshëm. E dua Jezusin dhe Turqinë”, mësohet të ketë thënë ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet