Erdhi në krye të KQZ-së nga pakti Rama-Basha, PS kërkon shkarkimin e Klement Zgurit

Publikuar më 12. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Partia Socialiste ka kërkuar sot shkarkimin e Klement Zgurit nga posti i kryetarit të KQZ-së. Shkak për këtë kërkesë është bërë vendimi i këtij komisioni për të mos ndërprerë mandatin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Kujtojmë Zugri erdhi në krye të KQZ si rrjedhojë e marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, e arritur para zgjedhjeve të 18 qershorit.

Sipas socialistëve, kryebashkiaku është i dënuar në Itali, ndërsa akuzohet Klement Zguri se ka fshehur provat duke arkivuar në këtë mënyrë vendimin për mos të ndërprerë mandatin. Kësisoj PS ka paralajmëruar nisjen e procedurave për shkarkimin e Zgurit nga posti i kreut të këtij Komisioni.

Me këtë lëvizje PS po zhbën marrëveshjen me PD-në, të cilën dikur e konsideronte tejet të rëndësishme.