Epidemi nga uji i pijshëm, ISHP jep sqarime: Ja çfarë ka ndodhur

Pas raportimeve të mediave në lidhje me ujin që shpërndahet me bote ka përmbajtje salmonele, ka reaguar Instituti i Shëndetit Publik.

Instituti i Shëndetit Publik sqaron se, nga analizat e kryera deri tani ne mostrat e marra në pacientë me shqetësime dhe shenja të traktit tretës, nga të gjithë rastet e ekzaminuara, vetëm 5 raste kanë rezultuar me salmonelë, pra nuk rezulton evidencë për përhapje të këtij bakteri.

Sipas të dhënave të IShP, nga analizat e mostrave të marra, rezulton se situata e ndodhur lidhet me temperaturat e larta, situatë e zakonshme sezonale, e krahasueshme me vitet pararendëse. Shtrimet ne sherbimin infektiv janë shumë të ulëta në raport me numrin e rasteve të paraqitura dhe fluksi aktualisht në kete spital ka rënie të konsiderueshme.

Instituti i Shëndetit Publik do të vijojë monitorimin e situatës, duke ritheksuar se rastet e shfaqura janë normale për sezonin dhe temperaturat aktuale dhe rekomandon zbatimin rigoroz të higjienës personale dhe kërkimin e ndihmës mjekësore në rast të shqetësimeve të kësaj natyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet