Enxhi Cuku: Në art dhe jo perfektja është e bukur, dashuria është partneritet në çdo gjë

Brunilda Gorovelli

Të gjithë mund ta identifikojnë si personazhin kryesor tek filmi “Femrat”por rrugëtimi i saj në aktrim sapo ka nisur dhe duket se ka nisur shumë mbarë. Ajo është një vajzë e qeshur dhe me plot energji të cilat i shfaq edhe përmes punës së saj. Po flasim për Enxhi Cukun, e cila rrëfen në këtë intervistë të gazetës Shekulli se si u bë pjesë e botës së aktrimit dhe se si nuk shkëputet dot. Enxhi vjen në rrëfimin si aktore por edhe jashtë profesionit. Ajo tregon për ne lidhjen e përbashkët që ka modelingu, aktrimit dhe studimet për të, marrëdhëniet me publikun, e gjithashtu se çfarë çmendurish ka bërë apo se si ndihet ajo. Tashmë ajo është e angazhuar me serialin “Kangur”, ndërkohë tregohet e rezervuar për të na thënë rreth projekteve të tjera artistike. Ajo rrëfen se ngjarje nga jeta e përditshme e ndihmojnë për të realizuar ndonjë skenë apo rol.   Enxhi gjithashtu rrëfen se është në një marrëdhënie në të cilën po ndjehet mjaft mirë. Edhe në këtë pikë, ajo nuk ndalet në detaje të mëtejshme

Enxhi së fundmi jeni përfshirë në projekte të ndryshme “Kangur” , ” Jeta midis ujërave” etj. e prisnit një zhvillim apo përfshirje të tillë në fushën e aktrimit?

Mund të them që fillimi ishte i papritur më pas e kam kërkuar vetë.Tani e dua shumë aktrimin dhe nuk dua të le asnjë hapësirë kohore të më shkojë dëm ose shanse të humbura. Jam duke punuar për më të mirën.

Si ndihet një aktore e re në moshë dhe në profesion kur i besohen role të rëndësishme, por dhe kur punon me profesionistë?

Shumë e vlerësuar për besimin që me jep regjisori.Por, dhe shumë përgjegjësi që në fund të kemi bërë një punë të kënaqshme për të gjithë si ekip.

Çfarë e bën të veçantë Enxhin si aktore?

Hmmm..këtë nuk di ta them unë. Dhe po ta dija nuk do e thoja për veten (qesh).

Në cilat role ndjeheni më mirë?

Në të gjitha absolutisht.Nuk i ndaj rolet as i nënvlerësoj. Unë jam duke provuar veten dhe më pëlqen që gjithmonë tëprovoj emocione dhe karaktere të ndryshme.

A ju ndihmojnë situatat nga jeta juaj e përditshme për të realizuar një akt apo rol(psh. Sofia Loren ka qarë për një rol vetëm se i kishte humbur një pallto?

Patjetër.Esperiencat e mia personale, por qoftë dhe të tjerëve janë të dëgjuara.Por,  jo si rasti i SofiaLoren për gjëra materiale. Megjithatë gjithkush i përjeton gjërat dhe ndryshe.Unë bazohem në ngjarje që na prekin të gjithëve, të ndodhura..ose dhe vetëm duke u futur në tekstin që po interpretoj arrij të marr gjendje.

Modelingu, aktrimi dhe arsimi juaj i përket tjetër fushe, kanë lidhje me njëra-tjetrën?

Unë kam studiuar për Marrëdhënie me publikun.Mendoj se në fushën e artit duhet të kesh pasion, punë dhe fat.Është diçka që e ke përbrenda dhe mund ta përmirësosh vetë me eksperienca, me kalimin e kohës. Nuk është matematikë që mësohet dhe të gjithë japin përgjigjen e njëjtë. Në art të gjithë duhet të jenë unik ashtu siç janë. Dhe imperfektja është e bukur.

Enxhi si është një ditë e juaja?

Me angazhime. Tani që mbarova dhe shkollën merrem me disa shkrime në një portal, më pas xhirime me serialin “Kangur”, takime pune për sezonin e ardhshëm, sigurisht dhe një pjesë të vogël të javës e shfrytëzoj për të pushuar me familjen.

Koha juaj e lirë me çfarë mbushet?

Më pëlqen ta kem të planifikuar dhe atë kohë me ide të reja rreth punës, çfarë mund të bëj, ku, si etj etj. Më pëlqen kinamaja, shëtitjet dhe mbasditet me miqtë ose familjet.

Sa të rëndësishëm janë rrjetet sociale për ju?

Realisht nuk më pëlqejnë fare, por janë shumë të domosdoshme për t’u informuar rreth ndodhive të fundit sidomos në tv dhe art, audicionet. Unë i shoh si mjet pune, shumë pak reklamoj jetën time private.

Cila ështëçmenduria më e madhe që keni bërë?

Hm…nuk kam ndonjë. Jam shumë mendjehapur dhe nuk cilësoj shumë gjëra që për të tjerët duken çmenduri, të tilla për mua.

A ka trokitur dashuria tek Enxhi? Nese po, mund te ndani disa detaje?

Ka qenë gjithmonë prezente, familja, rrethi shoqëror, njerëz të mirë pranë..por tani ka ardhur dhe në një formë të re (qesh). Jam e dashuruar, ndihemmirë, ndihemi mirë dhe kaq është e rëndësishme.

Çfarë është dashuria për ju?

Dashuria për mua nuk është e mjaftueshme vetëm si fjalë e bukur e nxjerre nga goja. Është partneritet nëçdo gjë, respekt, besim, vlerësim.

Projektet tuaja?

Momentalisht jam duke xhiruar në serialin “Kangur”. Për të tjerat do flas kur të vijë momenti (qesh).

Jeta e Enxhi Cukut

Enxhi Cuku ka lindur në Tiranë. Ajo ka përfunduar studimet e saj për Marrëdhënie me publikun. Gjatë kohës së studimeve ajo gjithmonë ka qenë e angazhuar me projekte të ndryshme. Këtu ne mund të përmendim angazhime në modeling, ka marrë pjesë si rol kryesor në videoklipin e një këngë, gjithashtu ka qenë edhe imazh e një kompanie celulare në Shqipëri dhe nga kompani të ndryshme kozmetike.  Të gjitha këto angazhime dhe projekte ishin përpara se të zbulohej talenti i saj në aktrim. Ajo ka qenë aktorja kryesore e komedisë së suksesshme “Femrat”. Më vonë ajo vazhdon një karrierë televizive dhe në vitin 2014  në filmin filmin Bloodlands, një thriller drejtuar nga Stiven Kastrissios, i cili pritet të shfaqet në vitin 2017. Ajo përzgjidhet edhe me rol udhëheqës në filimin “Bunker”. Duhet thënë se bashkëpunimet e filmave janë ndërkombëtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet