×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Enigma i Ballkanit: Kush e vrau presidentin e vetëshpallur të Çamërisë?

Kufoma që policia holandeze gjeti në një kanal jashtë Amsterdamit, verën e kaluar ishte zhveshur lakuriq, prerë në copa dhe mbështjellë në qese plehrash.

Hetuesit e identifikuan viktimën si 43-vjeçarin shqiptar, Festim Lato, i cili jetonte në një qytet të vogël 70 milje larg Amsterdamit. Ajo që ata nuk e dinin ishte kush e kishte vrarë atë ose pse.

Sot, hetuesit dyshojnë se vrasja e zotit Lato mund të ketë lidhje me punën e tij të pazakontë si president i vetëshpallur i asaj që ai e quajti Republika e Çamërisë, një zonë e Greqisë që dikur kishte një popullsi të madhe shqiptare. Përpjekja e tij për të fituar njohjen ndërkombëtare për republikën e tij e futi në një turne diplomatik në disa shteteve të vogla europiane dhe në Parlamentin Europian. Ai krijoi dalëngadalë një komb të vetëshpallur duke lëshuar pasaporta dhe duke organizuar parada ushtarake në shtëpinë e tij.

Por prapa këtij luftëtari lirie, sipas policisë holandeze fshihej një mashtrues. Policia tha që investitorë të ndryshëm shqiptarë dhe holandezë i kishin dhënë qindra mijëra, ose ndoshta miliona euro për të ngritur republikën Çame, me shpresë se do të kishin sukses.  Këshilltarët e tij paraqiteshin si diplomatë dhe ndihmuan në organizimin e takimeve me liderët europianë, por më pas u ankuan se nuk ishin paguar për përpjekjet e tyre.

Lato dhe ndihmësit e tij ofronin nënshtetësi te Republikës Çame së bashku me pasaportat për 500 €. Ndihmësit e tij e  lidhin vdekjen e zotit Lato me lidhjet e tij të errëta në Ballkan dhe krimin e organizuar. Disa përkrahës thanë se ai mund të jetë vrarë nga nacionalistët grekë që u alarmuan nga planet e tij për të ngritur një komb përgjatë kufirit veriperëndimor të Greqisë.

“Kishte shumë njerëz që kishin probleme me Festimin, në nivel politik dhe financiar,” tha një zëdhënëse e policisë holandeze. “Është një hetim jashtëzakonisht i ndërlikuar.”

Çamët kanë kërkuar prej kohësh njohjen e vrasjes të të parëve të tyre, të cilët u dëbuan nga Greqia perëndimore per në Shqipëri gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore. Pasi Shqipëria doli nga kthetra e komunizmit në fillimin e viteve 1990, organizatat çame filluan të promovojnë kulturën e tyre dhe t’i kërkojnë Greqisë të drejtat e tyre.

Lato kishte një qasje më radikale. Ai ishte nga qyteti bregdetar i Vlorës, por kishte jetuar në Holandë për më shumë se dy dekada përpara se të kalonte një periudhë të vështire disa vjet më parë, për shkak të problemeve me fondet.

Ai ishte i panjohur në mesin e aktivistëve kryesorë çamë derisa ai deklaroi krijimin e një Republike të pavarur të Çamërisë në një hotel në Hagë në tetor të vitit 2016.

Idajet Jahaj, një mësues në pension nga Vlora dhe mik i vëllait të zotit Lato, tha se ai ishte përfshirë në këtë nismë pavarësisht se nuk ishte çam. “Ishte ëndrra ime të shkoja në Holandë,” tha Jahaj. “Ishte një emocion i madh të fluturoja në aeroplan dhe të shikoja gjithë Europën.”

Në ceremoninë e varrimit të tij, tre burra të veshur me stemën e Ushtrisë Çlirimtarë të Çamërisë, kishin lyer fytyrat me bojë dhe marshuan me një flamur shqiptar.

Një vit tjetër në një ceremoni tjetër në Edinburg, Lato nënshkroi një marrëveshje me një grup joqeveritar të quajtur Organizata e Kombeve dhe Popujve të Pavarur. Atje, ai u lidh me dy specialistë që u futën në skajet e politikës europiane: Jeroen Zandberg, një holandez që punoi për UNPO dhe e quante veten diplomat, dhe Yohan Byrde, një këshilltar politik dhe biznesmen i lindur në Sri Lanka. Ata thanë se e morën zotin Lato në një turne 10-ditor të disa kryeqytete europiane përfshirë Vatikanin, San Marino dhe Monakon.

Lato nxori më pas një kushtetutë për republikën e tij në shtator të vitit 2017.  Lato dhe ndihmësit e tij gjithashtu filluan të ofrojnë shtetësi së bashku me pasaporta për 546 dollarë. Ata deklaruan gabimisht se pasaportat ishin të vlefshme në shumë vende të Europës, SHBA dhe Kanada, dhe mund të përdoreshin për të investuar në tokë dhe pronë.

Në fund të shtatorit të vitit 2017, një delegacion nga e ashtuquajtura republikë vizitoi qytetin e lindjes së zotit Lato në Vlorë, i shoqëruar nga dhjetëra investitorë holandezë. “Ai kishte një histori të besueshme,” tha një investitor holandez që kishte udhëtuar me Lato.

Gjykatat në Shqipëri e kishin dënuar atë në mungesë në vitin 2014 dhe 2015 për mashtrim dhe kontrabandë, sipas një dokumenti të Ministrisë së Drejtësisë, dhe ai rrezikonte burgimin nëse kthehej.Në vend të kësaj, ai po e shndërronte vilën e tij në Holandë në një seli. Një video e postuar në faqen e Facebook të Republikës së Çamërisë tregonte se Lato ishte duke inspektuar një paradë të stilit ushtarak të 10 burrave me veshje kamuflazhi krahas flamujve amerikanë, holandezë dhe shqiptarë. Ish ndihmësit e tij thonë se qindra shqiptarë kalonin nëpër shtëpi, përfshirë edhe shumë gra për të argëtuar zotin Lato, i cili ishte i divorcuar.

Në shkurt të vitit 2018, autoritetet lokale bastisën pronën për të kontrolluar nëse ai po shkel kufijtë e okupimit. Zyrtarët gjetën një duzinë njerëzish që jetonin në shtretër marinari dhe dhjetëra uniforma, tha Martin Kugel, një zëdhënës i bashkisë së qytetit.

Byrde dhe Zandberg filluan të kishin dyshime. Byrde e braktisi projektin në fillim të vitit 2018.  Zandberg tha se ai po zhgënjehej që Lato shfaqej më i interesuar për fotografitë me politikanët europianë sesa parullat burokratike për të çuar më tej kauzën çame. Zandberg tha që ai është një diplomat i përkushtuar i kombeve të papërfaqësuara dhe punonte për një grup separatist në Indonezi. Ai tha se investoi kohë dhe energji në kauzën çame dhe se zoti Lato e linte shpesh atë të udhëhiqte bisedimet në mbledhje.

Zandberg gjithashtu tha që ishte e paqartë se çfarë ndodhi me paratë e investitorëve.

Në prill të vitit 2019, një gjykatë holandeze shpalli falimentimin e zotit Lato pasi një investitor kërkoi kthimin e 225,000 eurove sipas dosjeve të gjykatës. Ai më vonë hapi një ekspozitë në Parlamentin Europian kushtuar 75 vjetorit të dëbimit të shqiptarëve të Çamërisë nga Greqia, por iu desh ta hapte në një dhomë të vogël pasi zoti Lato humbi afatin për të aplikuar për të përdorur një sallë falas, dhe nuk mund të përballonte faturën.

Pastaj, më 16 korrik, Lato u takua me një biznesmen në një kafene fshati afër Amsterdamit ndërsa zoti Zandberg dhe bashkëpunëtorët e tjerë prisnin, sipas pamjeve të mbikëqyrjes të publikuara nga policia. Lato la kafenenë dhe hipi makinën sportive të biznesmenit, i cili më pas e hodhi nga makina dhe e la në rrugë. Policia, e cila nuk pranoi ta emëronte personin pasi nuk është i dyshuar, tha se u tha atyre se nuk mund të kujtohet saktësisht se ku e la z. Lato.

Katër ditë më vonë, trupi i tij u gjet. Në funeralin e tij në Shqipëri, arkivoli i tij u mbulua me në një flamur të republikës së tij të vetë-shpallur dhe u shoqërua nga burra me veshje paramilitare.

Zandberg tha që përfshirja e tij me Republikën e Çamërisë ka përfunduar dhe pret që vdekja e zotit Lato të mbetet e mister. Ai është bashkuar përsëri me zotin Byrde, dhe së bashku ata së fundmi vizituan Somaliland, një shtet i vetë-deklaruar në Afrikën Lindore.

*Wall Street Journal

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arrestohet 43-vjeçari në Elbasan, në gusht të 2019-ës plagosi 3 persona

Arrestohet 43-vjeçari në Elbasan, në gusht të 2019-ës plagosi 3 persona

Publikuar më 19.09.2020
Ka rënë në prangat e policisë 43-vjeçari ne inicialet G.M., ...

Ka rënë në prangat e policisë 43-vjeçari ne inicialet G.M., i cili më 2 gusht të 2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër. Sipas policisë, ky shtetas dyshohet të […]

Lexo më shumë

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Korçë (Video)

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Korçë (Video)

Publikuar më 19.09.2020
Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur d...

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm. Policia e Korçës ka bërë me dije se janë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit […]

Lexo më shumë

Rama shkarkon francezin që i mbrojti paketën ‘antishpifje’, propozon Ditmir Bushatin për në OSBE

Rama shkarkon francezin që i mbrojti paketën ‘antishpifje’, propozon Ditmir Bushatin për në OSBE

Publikuar më 18.09.2020
Ndërsa në Shqipëri qeveria ‘Rama’ po këmbëngul të kalojë pa ...

Ndërsa në Shqipëri qeveria ‘Rama’ po këmbëngul të kalojë pa ndryshime paketën ‘antishpifje’ që cenon rëndë lirinë e medias duke e vënë atë përpara gjobave të rënda, kryeministri shqiptar që kryeson OSBE-në, propozoi deputetin e PS-së dhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, si Komisioner për Lirinë e Medias në OSBE. Bushati pritet të zëvendësojë 52-vjeçarin […]

Lexo më shumë

Berat/ Infermierja e burgut dhe dy edukatore kopshti pozitive me Covid-19

Berat/ Infermierja e burgut dhe dy edukatore kopshti pozitive me Covid-19

Publikuar më 18.09.2020
Dy edukatore njëra në një kopsht në Berat dhe tjetra në fsha...

Dy edukatore njëra në një kopsht në Berat dhe tjetra në fshatin Poshnje në Urë-Vajgurore, kanë rezultuar pozitive me koronavirus. Pas shfaqjes së shenjave të sëmundjes ato janë karantinuar në banesë. Një tjetër rast me Covid-19 është regjistruar brenda ambienteve të burgut në Berat, ku ka rezultuar pozitive dhe infermierja e Burgut. Pas evidentimit të […]

Lexo më shumë

Pipero shpallet “Qytetar Nderi” në Skrapar. Harron koronavirusin, shfaqet duke u puthur dhe përqafuar me qytetarët

Pipero shpallet “Qytetar Nderi” në Skrapar. Harron koronavirusin, shfaqet duke u puthur dhe përqafuar me qytetarët

Publikuar më 18.09.2020
Bashkia e Skraparit ka nderuar mjekun e njohur infeksionist,...

Bashkia e Skraparit ka nderuar mjekun e njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, duke i dhënë titullin e lartë “Qytetar Nderi”. Gjatë fjalës së tij, në ceremoninë zyrtare për dhënien e titullit, Pipero u shpreh se është i nderuar për vlerësimin që i është bërë nga qyteti i lindjes dhe u zotua se do të vazhdojë të […]

Lexo më shumë

Këto janë 18 fluturimet e konfirmuara për ditën e nesërme. Kujdes! Jo të gjithë lejohen të udhëtojnë (Lista)

Këto janë 18 fluturimet e konfirmuara për ditën e nesërme. Kujdes! Jo të gjithë lejohen të udhëtojnë (Lista)

Publikuar më 18.09.2020
TIA (Tirana International Airport) ka bërë publike listën e ...

TIA (Tirana International Airport) ka bërë publike listën e 18 fluturimeve të konfirmuara për ditën e nesërme. Bashkë me listën e fluturimeve Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë të ditura edhe kushtet që duhet të plotësojnë udhëtarët për tu nisur në fluturim. Për këtë arsye TIA ju bën thirrje qytetarëve që kanë prerë biletat të […]

Lexo më shumë

Kamarierja e klipit të Alban Skënderajt emërohet Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme

Kamarierja e klipit të Alban Skënderajt emërohet Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme

Publikuar më 18.09.2020
Ditën e sotme u bë publik lajmi se Plarent Ndreca është zëve...

Ditën e sotme u bë publik lajmi se Plarent Ndreca është zëvendësuar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme nga Elena Pici. Një lëvizje e tillë vjen në kohën kur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është prej disa javësh nën presion për të dhënë dorëheqjen. Elena Pici njihet si një nga personat e […]

Lexo më shumë

5 viktima nga koronavirusi në Shqipëri, ulen rastet e reja në 24 orët e fundit

5 viktima nga koronavirusi në Shqipëri, ulen rastet e reja në 24 orët e fundit

Publikuar më 18.09.2020
5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fu...

5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa 125 kanë rezultuar pozitiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 […]

Lexo më shumë