Emri i Maqedonisë/ Kërcënohet Kotzias dhe 4 ministra grek: Kemi tre plumba për ju!

Pas publikimit të lajmit se ministri i Jashtëm grek, Nicos Kotzias është kërcënuar me një letër, madje dy herë, mësohet se kjo gjë ka ndodhur edhe për 4 ministra të tjerë.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ka reaguar ministri i Jashtëm grek, i cilësoi theksoi se qarqe të caktuara shpifin që ta vënë atë në shënjestër.

(10:04)

“Qarqe të caktuara shpifin që të më vënë në shënjestër. Nuk iu pëlqen që jam i pavarur në qëndrimin tim. Pres që Demokracia e De të dënojë kërcënimet”, tha Kotzias.

“Ne kemi tre plumba për ju!” Këtë kërcënim të së premtes përmes një letre drejtuar shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias e bëri publik Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Nick Toskas për televizionin ANT1, duke e vlerësuar si “një letër të papranueshme” ndërsa i bëri thirrje forcave politike të dënojnë veprime të tilla sepse, siç tha ai, “është në interesin kombëtar të ketë një klimë më të mirë”.

Në kulmin e debateve të nxehta lidhur me negociatat rrethe emrit të Maqedonisë, Tossas theksoi se “Nikos Kotzias bën negociata mjeshtërore, me urdhër të Kryeministrit dhe klima nuk është përcaktuar nga deklaratat ekstreme, as duke kërcënuar Ministrin e Jashtëm”.

Duke iu referuar një video në internet, ku kryetari i “shtetit grek të ekstremit të djathtë”, Lina Pavlidou, bën thirrje për tubimin e së dielës, duke thënë: “Le t’i japim fund… një top për armikun, dy për tradhtarët , nëse është e nevojshme tre “… ai tha se kjo bëri që të ndërhyjë Prokurori i Gjykatës së Lartë, Xenis Demetriou, dhe se po kërkohet përgjegjësi penale.

“Ata nuk kanë të drejtë. Zërat ekstremë çuan në gabime ekstreme dhe tragjedi”, tha Nick Toskas.

Lidhur me kërcënimet për tubimin e së dielës, ai tha se qeveria mendon se këta njerëz kanë çdo të drejtë të demonstrojnë dhe të shprehen për interesin kombëtar, por puna e qeverisë është të negociojë përmes dialogut.

“Unë kam udhëzuar që të zbatohen planet për ta bërë këtë protestë më të qetë dhe qytetarët të shprehen me qetësi”, tha ministri i mbrojtjes së qytetarëve, për protestën që do të zhvillohet të dielën në Athinë duke shtuar se “organizatorët gjithashtu do të marrin këto masa për të izoluar elementët e ekstremit të djathtë”.

Sa i përket masave që duhen marrë në qendër të Athinës, ai tha se kjo është çështje e policisë dhe plani përkatës do të shpallet sot. “Qytetarët së shpejti do të dinë”, tha ai se sa do të mbyllet stacioni i metrosë “Syntagma” dhe “University”, por kjo është diçka që do të vendoset me kohë, tha ai.

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet