
Kryesia e Partisë Demokratike firmosi sot përjashtimin e katër deputetëve, me në krye ish-kryeministrin Berisha si dhe pezullimin e 6 të tjerëve.
Por ajo që bie në sy në listën e të përjashtuarve dhe të të pezulluarve është fakti se mungojnë 4 deputetë që kanë mbështetur prej fillimit ish kryeministrin Berisha me turin e tij të Foltoreve.
Mediat i janë referuar arkivës së takimeve të Berishës në rrethe nga ku ve re se Bujar Leskaj, Luciano Boçi, Sorina Koti dhe Isuf Celaj kanë dale në krah të Berishës, por nuk janë në listën e të pezulluarve.
Luciano Boçi, i cili ishte i vetmi që e theu pragun në Elbasan dhe mori mandatin e deputetit me mbi 10 mijë vota personale, ka dalë publikisht me Berishën në foltoren e Elbasanit.
Më pak të pranishëm në media kanë qenë deputeti i Kukesit, Isuf Cela dhe ajo e Korçës, Sorina koti, por që nuk janë munguar më Foltoret në zonat e tyre elektorale.
E megjithatë, kryesia e PD nuk i ka përfshirë ata në “listën e zezë”, ndryshe nga kolegët e tyre, të cilët duhet të distancohen më parë nga Berisha nëse duan të rikthehen në PD.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply