Emocionet e fitores “mposhtin” Dua Lipën, ja çfarë po ndodh me këngëtaren (Foto)

Vetëm mbrëmjen e kaluar Dua Lipa arriti të rrëmbej 2 çmime Grammy dhe gjatë gjithë ditës ka qenë një ndër personazhet më të përfolura në Shqipëri, Kosovë dhe në mbarë botën.

Thuajse të gjithë personazhet e njohur të showbizz-it dhe politikës shqiptare, e jo vetëm, bënë urime të veçanta për 23-vjeçaren që arriti të triumfonte në Grammy Awards.

Ylli i popit rrëmbeu çmimin “Best New Artist” dhe çmimin “Best Dance Recording” për këngën e saj “Electricity” në bashkëpunim me Silk City dhe Diplo e Mark Ronson.

Por duket se Dua ende nuk i ka superuar ende emocionet dhe një gjë të tillë e ka treguar edhe nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shkruan:

“Jam duke e pickuar veten. Nuk mund ta besoj faktin se ia dola. Një moment të cilin nuk do ta harroj kurrë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet