Eminem nuk di të ndalet, thyen tjetër rekord

Publikuar më 31. 10. 2017 nga Bleona Metushi

Eminem është një nga muzikantët më të mirë të të gjitha kohërave, kjo jo vetëm se muzika e tij pëlqehet dhe shitet, por ka fuqinë që të qëndrojë në klasifikime edhe pse mund të ketë shumë vite që është publikuar.

Këtë javë, albumi i tij Recovery, është kthyer në “Billboard 200” në vendin 160, një renditje shumë e respektuar për një album që ka plot shtatë vite që ka dal në treg. Kjo renditje është një moment historik, dhe e vendos Eminem në librat e historisë në një tjetër nivel.

Sipas Billboard, kjo është java e 300  që Recovery qëndron në renditje. Vetëm disa albume mund të  qëndrojnë në tabelë për disa javë, dhe jo më shumë se 100. Vetëm albumet më të mëdha dhe më të suksesshme nga disa prej artistëve më të dashur të të gjitha kohërave përfundojnë duke qëndruar në të gjitha llojet e zhanëreve për muaj dhe vite, por që të qëndrojnë më shumë se njëherë kjo është e rrallë.

Kompania tregon se Recovery është albumi i tretë i Eminem që ka fituar një vend në Billboard 200 për të paktën 300 javë, duke e bërë atë muzikantin e parë në histori që e ka bërë këtë. Albumet e tjerë kanë qëndruar në renditje për të paktën 300 javë(më pak se 20 janë të përfshira në atë listë), por asnjë artist nuk ka pasur tri albume të ndryshëm.

Të tre albumet e tij shkuan në numrin 1 në listë për të paktën një javë, ndërsa disa ishin të pa lëvizur për disa javë me radhë. The Eminem Shoë, është certifikuar si diamant në SHBA, ndërsa Perdes Call është shtatë herë platinum dhe Recovery është konfirmuar si tre herë platinum.