Emina Cunmulaj jep lajmin e mirë: Familja jonë po rritet, sërish mami

Publikuar më 01. 12. 2017 nga Shekulli Online

Modelja e famshme Emina Cunmulaj ka bërë me dije lajmin e bukur të shtatzënisë së dytë.

Ajo ka publikuar një foto në “Instagram” ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj dhe vajzën Ella Faria, ndërkohë që  jo vetëm i duket barku i rrumbullakosur, por si detaj mund të vëmë re edhe fjalinë në bluzën e Ella-s: “Mami dhe babi e bënë përsëri “- shkruhet në gjuhën angleze.

Kujtojmë se modelja e famshme është e martuar prej vitesh me biznesmenin iranian Sam Nazaria dhe duket se janë mjaft harmonikë me njëri-tjetrin. “Familja jonë po rritet”- shkruan Emina.