Emily tërheq prapë vëmendjen me veshjen e saj (FOTO)

Prej se depërtoi fuqishëm në skenën botërore nga paraqitja në klipin “Blurred Lines” të Robin Thicke, Emily Ratajkowski ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Gjatë fundjavës, modelja ka tërhequr sërish vëmendje gjatë pjesëmarrjes në festën e Vogue në kuadër të Javës së Modës në Paris.

26-vjeçarja është kujdesur që t’i lë pak vend imagjinatës me veshjen e saj, ndërsa fotografitë kanë arritur menjëherë në faqet rozë.

 Për këtë eveniment, si zakonisht, Emily vuri në plan të parë figurën e saj të njohur trupore.Ajo kishte veshur një këmishë të bardhë klasike dhe të madhe në formë fustani.

Në pjesën e sipërme, këmisha ishte e hapur, ndërsa nën të nuk kishte veshur jelekë.

Kjo bëri që pjesa e gjoksit t’i ekspozohej mjaft shumë duke vënë në pah një pjesë të aseteve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet