Emigranti nga Mirdita, shqiptari i parë i zgjedhur deputet në partinë e Merkelit

Kolë Gjoka, është shqiptari i parë që ka fituar të jetë deputet i CDU në Gjermani. Një ngjarje e pazakontë për në realitetin gjerman, por edhe atë shqiptar.

Por 48-vjeçari nga Mirdita, dikur azilant në atë shtet, duket se ka ecur përpara ndërkohë që tentativat e tij te mëparshme për të qenë deputet i partisë së Merkelit, kishin dështuar, shkruan “newsbomb”.

Zgjedhjet u mbajtën dy ditë më parë për këshillin e ri të Pinnebergut. CDU, sipas informacionit zyrtar në faqen e partisë, shënoi një rritje me 35.5 për qind të votave dhe fitoi 22 nga 62 vendet në këshill.

Në parti, mbante pozicionin e anëtarit të bordit këshillimor, anëtar i grupit civil e zëvendës në Komisionin për çështjet sociale e të barazisë gjinore.

Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1996 dhe aplikoi si azilant në Gjermani. Më pas, aktivitetin e vazhdoi si biznesmen, derisa vendosi të përfshihet në listat e CDU.

Kola ka treguar më parë se kandidimi i tij për në Bundestagun Gjerman i ka disa synime: përmirësimi sadopak i imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve për t’iu treguar segmenteve të caktuara këtu se nga emigracioni nuk kanë ardhur vetëm “analfabetë”; një kurajë për të gjithë të huajt e ardhur në Gjermani, se me këmbëngulje, disiplinë dhe zbatimin e rregullave arrihet gjithçka të tregoj se Gjermania është vendi i të gjitha mundësive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet