×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Emigrantët vijnë rregullojnë vetëm dhëmbët e nuk blejnë asgjë!” Ulje çmimesh në tregje, rrezik falimenti

Vëzhgim i bërë nga “Shekulli” në pikat e shumicës dhe pakicës së artikujve të ndryshme. Rrezik falimentimi, ulje çmimesh por zero blerje

Briselda Hoxha

“Shekulli” ka bërë një vëzhgim në pikat e shumicës dhe pakicës të veshjeve dhe të elektro-shtëpiakeve për të parë se si po vijon situata post-COVID në këto ambiente. Ajo që vihet re është numri shumë i ulët i njerëzve që do të thotë që mungojnë shumë klientët. Sakaq, të pyetur nga “Shekulli”, tregtarët thonë se shitjet janë zero dhe nga ana tjetër çmimet e veshjeve dhe të shumicës së artikujve janë ulur.

Por, përtej çmimeve të ulëta të artikujve të ndryshme, klientët nuk ndikohen aspak nga kjo për të blerë pasi kriza ka prekur në rrënjë çdo familje thonë tregtarët. Sakaq, këta të fundit nuk e mënjanojnë aspak mundësinë për falimentim, por përkundrazi, ata e theksojnë këtë pjesë duke thënë se nuk e kanë aspak gjatë të vijojnë aktivitetin e tyre nëse situata vijon të mbetet e tillë. “Falimenti na ka hapur derën. Edhe pak të vijojmë kështu, nuk do kemi më kthim pas, do të duhet të heqim dorë nga aktiviteti ynë. Menduam se nëse do të rifillonte puna ndoshta nuk do të falimentonim, por qëkur u rihapëm nuk kemi pasur fitime fare. Klientë  nuk ka, blerjet janë zero edhe pse çmimet janë ulur.”– shprehet tregtari D. G.

Nga ana tjetër, shpresa e shitësve paskan qenë edhe emigrantët të cilët, sipas tyre ngrinin gjysmën e peshës së fitimit në periudha të tilla të vitit, si qershor- korrik- gusht. F. D. tha se emigrantët e bëjnë gjysmën e xhiros në këtë periudhë kohe dhe nga i gjithë viti, këto janë muajt që prodhojnë më shumë tregtarët. “Emigrantët bëjnë mbi gjysmën e punës gjatë këtyre 3 muajve kur vijnë në Shqipëri, por këtë herë shumë dobët. Fakti që janë mbyllur kufijtë përbën shumë problem për ne. Emigrantët kur vijnë në Shqipëri blenë rroba, kompletojnë shtëpitë, blenë lloje të ndryshme artikujsh, pra investojnë dhe neve me atë rast na bëhet xhiro. Këtë verë, edhe ata emigrantë që vijnë, vijnë rregullojnë vetëm dhëmbet e nuk blenë asgjë. Shumë nuk dalin as nga frika e virusit në fakt, rrinë nëpër shtëpi akoma, por gjithsesi emigrantët janë ndihmë e madhe gjatë sezonit sepse blejnë shumë dhe na bëjnë xhiro pa diskutuar çmimet pasi këtu u duken t lira.”– shprehet ai.

Ndërkohë fare pranë qendrës së kryeqytetit, në tregun Çam, tregtarët thonë se shitjet janë zero dhe se nëse situata vijon e tillë shumë shpejt ose do të mbyllin biznesin ose do të shohin mundësinë për një aktivitet tjetër. “Vijmë totalisht kot pothuajse. Vetëm sa ta mbajmë hapur, pra thjesht duhet me e hap se s’kemi ça bëjmë në shtëpi. S’ka pasur fare lëvizje se do kohë që ta marrin veten njerëzit që të qarkullojnë dhe mbi të gjitha të blejnë, se momentalisht vuajnë shumë nga ana ekonomike. Humbja është mbi 90%, as 10% nuk del e fitimit që ka dalë më përpara.” tha një tregtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndihmat për tërmetin, fatura 500 mln euro po financohet nga buxheti

Ndihmat për tërmetin, fatura 500 mln euro po financohet nga buxheti

Publikuar më 06.08.2020
Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e c...

Më 17 shkurt të vitit 2020, në Konferencën e Donatorëve, e cila u mbajt në Bruksel për të mbledhur financime për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, qeveria shqiptare nëpërmjet premtimeve, siguroi një shumë prej 1,1 miliardë eurosh donacione dhe hua, e cila ishte mjaftueshme për përballimin e krejt dëmeve të vlerësuara […]

Lexo më shumë

Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve në rajon, por mori më pak nga ndihmat e BE-së

Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve në rajon, por mori më pak nga ndihmat e BE-së

Publikuar më 05.08.2020
Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësise dhe studime...

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësise dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të trupës mjekësore në vend në raport me popullsinë, por pavarësisht kësaj vendi ynë ka marrë sasinë më të ulët të fondeve që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion për vendet e […]

Lexo më shumë

9,5 milionë euro nga BERZH për impiantin fotovoltaik në Vaun e Dejës

9,5 milionë euro nga BERZH për impiantin fotovoltaik në Vaun e Dejës

Publikuar më 04.08.2020
BERZH, pra Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nxj...

BERZH, pra Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nxjerrë në pah mundësine e dhënies së një kredie për Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila ka vlerën 9.5 milion euro. Kjo shumë do të jetë për një projekt të panelit diellor lundrues që mund të ndihmojë në uljen e përdorimti të hidrocentraleve. Impianti do të ndërtohet […]

Lexo më shumë

Që para fillimit të pandemisë, euro zbret në nivelin më të ulët

Që para fillimit të pandemisë, euro zbret në nivelin më të ulët

Publikuar më 03.08.2020
Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë sot në tr...

Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë sot në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.636 lekë, me një rënie prej 0.59 lekësh në raport me fundin e javës së kaluar. Ky është niveli më i ulët që nga data 17 mars, […]

Lexo më shumë

Standard & Poor’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” por paralajmëron uljen e renditjes

Standard & Poor’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” por paralajmëron uljen e renditjes

Publikuar më 01.08.2020
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S...

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe me perspektivë “të qëndrueshme” në vlerësimin e saj të fundit. Mirëpo, gjithashtu paralajmëron se, nëse borxhi publik vazhdon rritjen dhe materializohen detyrimet e PPP-ve, atëherë do të mund të ule renditjen vitin e ardhshëm. “Ne mund të ulim […]

Lexo më shumë

Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë, investimi fillon në shtator

Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë, investimi fillon në shtator

Publikuar më 31.07.2020
Ditën e sotme, qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen ...

Ditën e sotme, qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë gjigande franceze Voltalia në lidhje me ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë. Ishte ministrja Balluku që nënshkroi marrëveshjen nga pala shqiptare ndërsa kryeministri Rama bëri me dije se investimi 100 milion eurosh fillon nga muaji shtator. “Është një ditë e shënuar pushimi në kalendarin e […]

Lexo më shumë

Banka Botërore, 15 milionë euro kredi për Shqipërinë për luftën kundër COVID-19

Banka Botërore, 15 milionë euro kredi për Shqipërinë për luftën kundër COVID-19

Publikuar më 31.07.2020
Banka Botërore miratoi një financim prej 15 milionë eurosh k...

Banka Botërore miratoi një financim prej 15 milionë eurosh kredi për Shqipërinë si mbështetje në luftën kundër COVID-19. Financimi do të përdoret për të forcuar shërbimet e shëndetit publik dhe për të mbrojtur jetën e grupeve më të rrezikuara nga virusi. Projekti do të trajnojë stafin mjekësor për të parandaluar infektimet mes tyre. Fondi do […]

Lexo më shumë

Industria globale e turizmit humbi 320 miliardë dollarë

Industria globale e turizmit humbi 320 miliardë dollarë

Publikuar më 30.07.2020
Pandemia e koronavirusit i kushtoi industrisë globale të tur...

Pandemia e koronavirusit i kushtoi industrisë globale të turizmit 320 miliardë dollarë humbje, në periudhën janar-maj të vitit 2020, bëri të ditur Organizata Botërore e Turizmit, që funksionon pranë Kombeve të Bashkuara. Në një raport të publikuar të martën, organizata tha se kjo humbje është tri herë më e madhe se ajo nga kriza globale […]

Lexo më shumë