Emigrantët shqiptarë tregojnë momente nga përmbytjet në Greqi (VIDEO)

Vijon të mbetet e rëndë situata e përmbytjeve në Greqi, katastrofë e cila ka shkaktuar deri më tani 16 viktima.

Mësohet se në Mandra jetojnë 600 familje shqiptare, ku 100 prej tyre janë prekur nga përmbytjet. Ndërkohë, në Perama janë 430 familje shqiptare.

Në adresë të gazetës “Shekulli Online” kanë mbërritur disa video nga emigrantë shqiptarë, të cilët tregojnë momentet e vërshimit të ujit.

Dëshmitarët rrëfejnë se kanë hasur tepër vështirësi në qarkullimin me automjete pasi shumë akse rrugore u bllokuan. 


Të tjera

Abissnet