×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Emigrantët shqiptar në Greqi i ‘çjerrin’ maskën Edi Ramës: Takoi kompaninë që sjell falas votuesit e majtë të Shqipërisë

Sot, Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama kishte një takim në Greqi me emigrantët shqiptarë. Të paktën në dukje, sepse në të vërtetë ishte një takim elektoral me simaptizantë dhe militantë të Partisë Socialiste.

Këtë fakt e ka bërë të ditur Komuniteti Shqiptar në Greqi, i cili me anë të një letre ka nxjerrë ‘lakuriq’ Edi Ramën, duke thënë se kryeministri Rama në takimin e ditës së sotme nuk u takua me emigrantët shqiptarë por vetëm me militantët partiak, si dhe me stafin e kompanisë Top Lines, e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë.

𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐀𝐭𝐡𝐢𝐧𝐞̈.

Të nderuar bashkatdhetarë, aktivistë, anëtarë të shoqatave që aderojnë në “Komunitetin Shqiptar në Greqi” (ish-FSHSHG).
Bordi drejtues ndoqi me shumë vëmendje vizitën e kryeministrit shqiptar në Greqi, të parën në thuajse 8 vjet qeverisje! Në kuadrin e forumit të “Economist” u hodhën hapa të rëndësishëm, si për integrimin e atdheut tonë në familjen europiane, ashtu dhe për mbajtjen e ekuilibrit në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve fqinje, që për ne janë dy vendet tona.
Ndërkaq, ne u interesuam vazhdimisht për një takim, akoma dhe të shkurtër, me përfaqësues të komunitetit emigrant.
Duke qenë tepër të vetëdijshëm se koha ishte e kufizuar, por edhe përgjegjës për situatën e rrezikshme nga covid-19, do të mjaftoheshim me shumë pak përfaqëues e do të siguroheshim se do të respektoheshin të gjitha masat mbrojtëse.
Të jeni të bindur se ne do informonim të gjithë anëtarët, shoqatat aderuese si dhe aktivistët për një takim të tillë, sapo të konfirmohej, për të vendosur së bashku përfaqësimin.

POR, por, komuniteti shqiptar në Greqi NUK kishte kurrë një takim me kryeministrin! AS ishte takim me emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi takimi i sotëm i mesditës së 16 shtatorit. Dhe në komunikim me Ambasadën na u bë e qartë se në axhendën e Kryeministrit nuk kishte një takim të tillë.

Takimi në fakt u zhvillua me koordinatorët e fushatës elektorale të Partisë Socialiste Athinë e Greqi, dhe me stafin e kompanisë Top Line e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë sa herë që ka votime. Mesa duket takimi ishte për startimin e fushatës elektorale.

Këtë, madje, e konfirmuan hapur nga kjo strukturë shumë anëtarë e aktivistë që u interesuan për këtë aktivitet.
Jo, kryeministri Edi Rama nuk u dha aspak shansin bashkatdhetarëve emigrantë të flisnin! Ose, akoma më keq, kryeministri kujtonte se takonte përfaqësi, por përfaqësuesit e tij në Greqi “e mashtruan”, pak e vështirë për të qenë e vërtetë.

Së fundi, për të luftuar disinformimin që bëhet në kurrizin tonë ju ftojmë ta shpërndani këtë informacion në lidhje me këtë injorim të hapur dhe shfrytëzim të përsëritur të emrit e kontributit tonë, nga pala e shtetit shqiptar.

Përzemërsisht,
Kryesia e “Komunitetit Shqiptar në Greqi”, ish-FSHSHG

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

  1. Një emigrant që donë ta shohë Shqipërinë zonjëë says:

    Kush është “komuniteti shqiptar në Greqi” ish FSHSHG? Pse nuk dalin me emër e mbiemër kryetari e sekretari të paktën?. FSHSHG-jeton me kryetar e veprimtari …

Puna në Gjermani/ Më shumë se një vit për për vizë për bashkim familjar

Puna në Gjermani/ Më shumë se një vit për për vizë për bashkim familjar

Publikuar më 21.09.2020
Më shumë se një vit duhet të presin familjet nga Kosova e Se...

Më shumë se një vit duhet të presin familjet nga Kosova e Serbia për t’u bashkuar me të afërmit e tyre në Gjermani. Ndërsa në ambasadat e Sarajevës dhe të Tiranës pritja për vizë bashkimi familjar shkon deri në dhjetë muaj, në Shkup deri në tetë muaj. Këto shifra i jep qeveria gjermane në përgjigje […]

Lexo më shumë

Tërheqja e pasaportave biometrike përmes postës, ambasada shqiptare në Greqi del me sqarim

Tërheqja e pasaportave biometrike përmes postës, ambasada shqiptare në Greqi del me sqarim

Publikuar më 21.09.2020
Duke nisur nga dita e sotme, te gjithe ata shqiptare ne Greq...

Duke nisur nga dita e sotme, te gjithe ata shqiptare ne Greqi, qe terheqin pasaportat biometrike permes postes duhet te jene shume te kujdesshem. Ambasada jone ne Greqi ben me dije se  për aplikimet të cilat do të kryhen pranë Ambasadës së Athinës nga data e sotme, 21 shtator 2020, ka ndryshuar mënyra e deklarimit […]

Lexo më shumë

Shkon në 364 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri, rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

Shkon në 364 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri, rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

Publikuar më 21.09.2020
Ka shkuar në 364 numri total i personave që kanë humbur jetë...

Ka shkuar në 364 numri total i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë që prej shpërthimit të pandemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka raportuar se në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me COVID-19 dy pacientë dhe se janë regjistruar 150 raste të reja. Sipas MSHMS në […]

Lexo më shumë

Poliçan/ Mbyllen disa klasa në një shkollë 9-vjeçare, rezultojnë me Covid 4 mësues

Poliçan/ Mbyllen disa klasa në një shkollë 9-vjeçare, rezultojnë me Covid 4 mësues

Publikuar më 21.09.2020
4 mësues të një shkolle 9-vjeçare në Poliçan kanë rezultuar ...

4 mësues të një shkolle 9-vjeçare në Poliçan kanë rezultuar të prekur me Covid-19. Mësohet se disa klasa të kësaj shkolle janë mbyllur përkohësisht. Po ashtu raportohet se të gjithë mësuesit kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin automjet, ku dyshohet se janë infektuar. Vijon…

Lexo më shumë

Infektohet me koronavirus gjimnazistja, alarmohet gjithë shkolla

Infektohet me koronavirus gjimnazistja, alarmohet gjithë shkolla

Publikuar më 21.09.2020
Rikthimi i nxënësve në shkollë duket se nuk ka qënë vendimi ...

Rikthimi i nxënësve në shkollë duket se nuk ka qënë vendimi më i mirë nga ana e institucioneve. Në vetëm një javë mësim, herë pas herë është raportuar për raste të infektuarish me Covid-19 në mësues dhe nxënës. I tillë është edhe rasti i një gjimnazisteje në shkollën e mesme  “Siri Shapllo”, në Gjirokastër e […]

Lexo më shumë

Pamje nga aksioni/ Kontrolle të shumta në vend, 22 të arrestuar dhe 17 automjete të bllokuara

Pamje nga aksioni/ Kontrolle të shumta në vend, 22 të arrestuar dhe 17 automjete të bllokuara

Publikuar më 21.09.2020
Forcat e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria ...

Forcat e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontrolle në të gjithë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 86 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë […]

Lexo më shumë

Situatë alarmante në Pogradec/ Infektohen nxënës, infermierë dhe punonjës fasonerie

Situatë alarmante në Pogradec/ Infektohen nxënës, infermierë dhe punonjës fasonerie

Publikuar më 21.09.2020
Pas infektimit të tre punonjësve, një fasoneri është mbyllur...

Pas infektimit të tre punonjësve, një fasoneri është mbyllur në Pogradec. Sakaq, mësohet se iu është marrë tamponi të gjithë punonjësve të tjerë. Por duket se punonjësit e fasonerisë nuk janë të vetmit, pas tyre është infektuar edhe një nxënës. Deri më tani nuk ka të dhëna se cilës shkollë i përket dhe nëse ka […]

Lexo më shumë

U arrestua bashkë me këngëtaren Fjolla Morina, flet biznesmeni: Vetëm po e shoqëroja, nuk e dija se kishte armë me vete

U arrestua bashkë me këngëtaren Fjolla Morina, flet biznesmeni: Vetëm po e shoqëroja, nuk e dija se kishte armë me vete

Publikuar më 21.09.2020
Dy ditë më parë janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës,...

Dy ditë më parë janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës, këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina, shoferi i saj Fitim Muji dhe Fisnik Syla, ky i fundit një biznesmen. Të tre shtetasit e sipërpërmendur u arrestuan nga Policia e Kukësit, pasi gjatë një kontrolli në vijën e dytë këngëtares i është gjetur në […]

Lexo më shumë