Emigrantët ikin pas festave, radhë e madhe në Kapshticë

Publikuar më 02. 01. 2018 nga Dionis Xhafa

Emigrantët shqiptarë të kthyer nga Greqia për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri po përballen me rradhë të gjatë në kthimin drejt vendit ku jetojnë dhe punojnë. Në pikën kufitare të Kapshticës, emigrantët bëjnë me dije se kanë mbi 1 orë që presin, teksa ankohen për radhët e gjata dhe pritjet që përsëriten vit pas viti në këtë periudhë.

“Kemi mbi një orë që presim, nuk është normale pasi shpesh përballemi me radhë në pritje. E njëjta situatë prej vitesh dhe shteti të marrë masa dhe të mendoj për ne” shprehen ata.