Elvana Gjata rrëfen jetën e saj, tregon si e thërrasin shkurt dhe ushqimin e preferuar

Publikuar më 11. 02. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata kur vjen puna tek gjërat e saj private është treguar shumë e rezervuar. Një dokumentar i Top Channel, kushtuar jetës personale dhe profesionale të Elvana Gjatë ka zbuluar disa të pathëna nga këngëtarja. Gjatë transmetimit të dokumentarit Elvana zbuloi disa detaje personale. si fakti që miqtë më të mirë e thërrasin Ela, personi më të cilin mund të flasë për gjithçka është motra e saj si dhe ushqimet e saj të preferuara janë vetëm ato që gatuan mamaja e saj.
Elvana në dokumentarin e shkurtër kushtuar jetës së saj në prapaskenë ka zbuluar se arsyeja përse albumi i saj i fundit është titulluar “3” është sepse ky është numri i saj me fat si dhe sipas saj 3 është numër hyjnor, duke qenë se siç rrëfeu këngëtarja ajo beson shumë në Zot.
Gjithashtu në dokumentar, Elvana zbuloi edhe detaje nga koncerti sekret i mbajtur disa ditë më parë në Tiranë, ku ishin 100 të ftuar specialë. Në të njëjtë ditë Elvana ka festuar edhe ditëlindjen e saj.
Elvana është këngëtarja, e cila kohët e fundit ka vendosur që karrierën ta vazhdojë edhe në SHBA si një mënyrë për promovimin e saj në tregun botëror.