×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Elis Lulja, nga Shqipëria në Amerikë, sot pjesë e gjigantit botëror të teknologjisë

Intervista/ Elis Lulja iku 4 vjeç nga Shqipëria në Itali. Studioi në Universitetin Politeknik të Torinos e më pas ndoqi karrierën në SHBA. Pas diplomimit, emri i tij propozohet si zv/president në gjigantin e teknologjisë botërore të Amerikës “Cisco”.

Enida Vërça

Elis Lulja është një shqiptar që po shijon suksesin jashtë atdheut. Në një intervistë, për “Shekulli”-n ai tregon se u largua nga Shqipëria në moshën 4-vjeçare për të nisur jetën familjarisht në Itali. Pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera në Universitetin Politeknik të Torinos, dega “Inxhinieri informatike”, Elisi propozohet nga rektori për të nisur punë në liderin botëror në furnizimin me pajisje të specializuara të rrjetit të interneti “Cisco”. Ai thotë se aktualisht punon si zv/president, ku përgatit programe që më vonë diskutohen në shumë vende të botës. Lulja thotë se në të ardhmen dëshiron që të jap kontributin e tij edhe në Shqipëri, duke këshilluar që universitetet tona kanë më shumë nevojë për vëmendje në fushën e teknologjisë.

Elis, keni iku nga Shqipëria në Itali dhe më pas në Amerikë, si dhe përse kjo zgjedhje?

Jam larguar nga Shqipëria që në moshën 4 vjeç. Babai im mbasi kishte 3 vjet që punonte në Sanremo në veri të Italisë dhe arrti të bëjë bashkim familjar, duke siguruar edhe shpërnguljen tonë. Asokohe, babai më çoi në një kopsht me pagesë. Pasi mbarova shkollën e mesme “Liceo”, vazhdova studimet në Universitetin Politeknik të Torinos, dega “Inxhinieri informatike”. U diplomova me rezultate të kënaqshme, por nuk u mjaftova me një diplomë modeste. Vazhdova studimet për specializim të mëtejshëm po në të njëjtin universitet, dhe në të njëjtën degë, pra “Masterin”. Ndërsa studioja për mbrojtjen e diplomës, vetë rektori im më propozoi dhe më angazhoi të punoja me programet e universitetit kundrejt një rroge modeste.

Si arritët të bëheshit pjesë e liderit botëror të teknologjisë amerikane “Cisco”?

Ndërsa studioja dhe punoja për universitetin, kam patur oferta pune në disa qytete të ndryshme europiane, si në Londër, Milano dhe në Francë. Por rektorit tim i erdhi një kërkesë direkt nga gjiganti “Cisco”, që ndodhet në “Silikon Valley” afër San Francisco Kaliforni, për programin”Cloud”. Në këtë vend, rektori iu sugjerojë dhe propozojë emrin tim. Pas shqyrtimit të dhënave të mia, më kontaktojnë direkt stafi i “Cisco”-s. Për çudinë time në fund të bashkëbisedimit me stafin, ata më thanë:” Ti je kandidati ynë i preferuar”. U gëzova! Këtë sukses e arrita vetëm me punë. Askush nuk më ka falur asgjë. Sigurisht kam pasur gjithmonë shtysë dhe mbështetje nga familja ime, që e falendëroj pa masë. Gjithashtu falendëroj edhe rektorin tim që propozoi emrin tim në këtë gjigant Amerikan.

Ku konsiston puna juaj dhe sa të kënaqur jeni me rezultatet?

Puna ime konsiston në programimin “Cloud”. Ne këtu jemi ndarë dhe punojmë në grupe. Unë bëj pjesë në grupin e zv/presidencës, ku përgatis programe që më vonë venë e diskutohen në disa vende të ndryshme ku “Cisco” është konkurrent. Jam i kënaqur me rezultatet që arrijmë ne si kompani, sepse sigurisht aty është edhe kontributi im cilësor, ku shpesh më falënderojnë dhe inkurajojnë për rezultatet e arritura.

Ndërkohë si e shikoni vendin tuaj, Shqipërinë, universitetet, studentët? Sa të përgatitur janë ata në fushën e teknologjisë?

Universitetet shqiptare duhet të bëjnë maksimumin që studentët e tyre të marrin sa më shumë dije në fushën e teknologjisë, por jo vetëm të saj. Sipas informacioneve që kam, studentët shqiptarë janë të talentuar dhe të interesuar në fushën e teknologjisë. Pa dyshim që kjo më bën të ndihem mirë dhe krenar kur dëgjoj për bashkatdhetarët e mi që ecin dhe bëjnë karrierë nëpër fusha të ndryshme të jetës, si në Shqipëri por edhe në botë.

Mendoni të riktheheni ndonjëherë në Shqipëri për të dhënë kontributin tuaj në fushën që ju mbuloni?

Për momentin gjenden mirë me kompaninë ku punoj. Kurrë nuk i dihet. Dëshirë kam që një ditë mund të jap edhe unë kontributin tim në fushën ku janë specializuar, për vendin tim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shtëpitë me kanabis në Angli udhëhiqen nga 88 shqiptarë, tashmë janë dënuar (Emrat)

Shtëpitë me kanabis në Angli udhëhiqen nga 88 shqiptarë, tashmë janë dënuar (Emrat)

Publikuar më 13.09.2020
Gazeta Sunday Express i ka kushtuar një investigim special a...

Gazeta Sunday Express i ka kushtuar një investigim special asaj që e quan si Godfatherat e ri të fermave më kanabis në Britani. Jon Austrin editori krimeve në këtë gazetë shkruan se në vitin 2017 gjykatat angleze dënuan për këtë krim 34 shqiptarë. Ndërsa në dy vitet pasardhëse numri shqiptarëve të dënuar ishte 53. Ky […]

Lexo më shumë

Biznesmeni shqiptar i nominuar për çmimin “Sipërmarrësi i Vitit 2020 në Zvicër”

Biznesmeni shqiptar i nominuar për çmimin “Sipërmarrësi i Vitit 2020 në Zvicër”

Publikuar më 10.09.2020
Është bërë e ditur se Avni Orllati, biznesmeni shqiptar në Z...

Është bërë e ditur se Avni Orllati, biznesmeni shqiptar në Zvicër, është një nga 15 personalitetet e nominuar si finalist për çmimin Sipërmarrësi i Vitit 2020 në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Sipas raportit të “EY Building a better working World” thuhet se çmimi Sipërmarrësi i Vitit 2020 do të ndahet këtë vit me 30 tetor në […]

Lexo më shumë

Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën tragjikisht i riu në Itali

Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën tragjikisht i riu në Itali

Publikuar më 08.09.2020
Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, paditen e d...

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, paditen e djeshme. Referuar mediave vendase thuhet se një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri ka arritur të mbijetoi. Ngjarja ka ndodhur në Bolonja, ku emigranti ka humbur kontrollin e makinës “Toyota Yaris” që po drejtonte duke dalë nga rruga. Makina është përmbysur dhe rrokullisur disa […]

Lexo më shumë

Vajza e dy prindërve shqiptarë/ 18-vjeçarja shpallet maturantja më e mirë në Greqi, pa ndjekur asnjë kurs privat

Vajza e dy prindërve shqiptarë/ 18-vjeçarja shpallet maturantja më e mirë në Greqi, pa ndjekur asnjë kurs privat

Publikuar më 06.09.2020
Shpesh fëmijët e emigrantëve shqiptarë janë kthyer në modele...

Shpesh fëmijët e emigrantëve shqiptarë janë kthyer në modele suksesi në vendet ku ata jetojnë, falë talentit dhe vullnetit për përparuar dhe për t’u integruar në shoqëri. E tillë është historia e Albiona Manços, e cila vjen nga një familjeje emigrantësh shqiptarë në Greqi dhe është renditur e para në listën e maturantëve në provimet […]

Lexo më shumë

Shqiptari gjysmë i zhveshur kërcënon se do të hidhet nga ndërtesa 12-katëshe në Selanik (VIDEO)

Shqiptari gjysmë i zhveshur kërcënon se do të hidhet nga ndërtesa 12-katëshe në Selanik (VIDEO)

Publikuar më 06.09.2020
Një shqiptar që është pa dokumente qëndrimi në Greqi kërcëno...

Një shqiptar që është pa dokumente qëndrimi në Greqi kërcënon se do të hidhet nga një ndërtesë 12-katëshe. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Selanik. Burri është shfaqur gjysmë i zhveshur në ndërtesën e lartë. Gjatë negociatave me policinë ai u ka thënë këtyre të fundit se është […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Diaspora kërkon përfaqësim në parlamentin e ardhshëm

Zgjedhjet/ Diaspora kërkon përfaqësim në parlamentin e ardhshëm

Publikuar më 04.09.2020
Teksa pritet miratimi i datës së zgjedhjeve mes kreut të sht...

Teksa pritet miratimi i datës së zgjedhjeve mes kreut të shtetit, Ilir Meta dhe partive politike, Diaspora për  Shqipërinë e Lirë ka kërkuar pjesëmarrje. Në një letër zyrtare dërguar presidentit Meta, ministrit Majko dhe KQZ që të sigurohet edhe vota e emigrantëve. Po ashtu emigrantët kërkojnë që të jenë pjesë e konsultimeve në KQZ, si […]

Lexo më shumë

Masakroi infermieren, flet gruaja e shqiptarit që u vetëvra në Greqi

Masakroi infermieren, flet gruaja e shqiptarit që u vetëvra në Greqi

Publikuar më 01.09.2020
59-vjeçari që goditi infermieren dje në Attikon dhe më pas b...

59-vjeçari që goditi infermieren dje në Attikon dhe më pas bëri vetëvrasje u diagnostikua me kancer marsin e kaluar. Ai ishte  shtruar në spital që nga 19 gushti. Sipas gruas së tij, 59-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili po kurohej në Spitalin Attikon dhe goditi me thikë një infermiere dje, mendohet se është operuar padrejtësisht. […]

Lexo më shumë

Aksidenti fatal i merr jetën 18-vjeçarit shqiptar në Itali, po kthehej natën nga puna

Aksidenti fatal i merr jetën 18-vjeçarit shqiptar në Itali, po kthehej natën nga puna

Publikuar më 29.08.2020
Një aksident fatal i ka marrë jetën në moshën më të bukur nj...

Një aksident fatal i ka marrë jetën në moshën më të bukur një të riu me origjinë shqiptare që jetonte në Itali. 18-vjeçari Rusjon Kercuku (djali që shihni në foto) po udhëtonte me një motor në momentin që u përplas me një shtyllë dhe pasi mori plagë të rënda në kokë e gjoks ndërroi jetë […]

Lexo më shumë