Eliminoi Italinë, pastaj pastroi dhomat e zhveshjes, ja klasi i trajnerit suedez (FOTO)

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Në mediat suedeze u publikua një lajm, ku shihej trajneri i këtij shteti që pasi siguroi biletën për Kupën e Botës, bëri një gjest mjaft të hijshëm.

Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Janne Andersson, pastroi të gjithë dhomat e zhveshjes në “San Siro”.

Ai eliminoi së pari Italinë (1-0), pastaj sistemoi dhomat e zhveshjes, pas festës së lojtarëve.