×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Elbasan/ U kap “mat” bosi me 40 mijë paund në makinën luksoze, policia jep detajet

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e djeshme, ku u sekuestruan 40 mijë paund në makinën tip “Porsche”, me drejtues shtetasin A. S., 35 vjeç , ndërsa është proceduar ky i fundit për mosdeklarim në kufi dhe fshehje të të ardhurave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Policisë Rrugore, në vendin e quajtur Bradashesh, në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave “Për kontrollin e territorit dhe personave me precedent kriminal që mbajnë armë pa leje” kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një automjet, drejtuesi i të cilit dyshohej se mund të merrej me veprimtari të kundërligjshme.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Vodice, Berat, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të mjetit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 mijë paund, për të cilat ky shtetas nuk dispononte asnjë dokument për burimin e tyre.

Shtetasi A. S. është shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është proceduar penalisht. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aksident i rëndë në autostradën Shkodër-Lezhë, një i vdekur

Aksident i rëndë në autostradën Shkodër-Lezhë, një i vdekur

Publikuar më 13.07.2020
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në ...

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Shkodër-Lezhë, ku një person ka humbur jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm, në afërsi të fshatit Mabe. Paraprakisht bëhet me dije se një automjet ka përplasur një person që udhëtonte biçikletë dhe fatkeqësisht ky i fundit ka […]

Lexo më shumë

Përleshje e dhunshme në një burg të Italisë, plas sherri mes shqiptarëve dhe tunizianëve

Përleshje e dhunshme në një burg të Italisë, plas sherri mes shqiptarëve dhe tunizianëve

Publikuar më 12.07.2020
Një grup të burgosurish shqiptarë janë përleshur me disa të ...

Një grup të burgosurish shqiptarë janë përleshur me disa të huajnë në burgun e Santa Maria Maggiore në Itali. Mediat fqinje shkruajnë se momentet e dhunshme janë regjistruar në katin e dytë të burgut, ku disa shqiptarë kanë rrahur disa tunizianë. Menjëherë për ndalimin e konfliktit ka ndërhyrë stafi i burgut, por mesa duket nuk ka […]

Lexo më shumë

Gjendet trupi i dekompozuar i një 74-vjeçari në Berat

Gjendet trupi i dekompozuar i një 74-vjeçari në Berat

Publikuar më 12.07.2020
Gjendet trupi i pajetë i një 74 vjecari në lagjen Clirim të ...

Gjendet trupi i pajetë i një 74 vjecari në lagjen Clirim të Beratit. Trupi pa shenja jete ndodhej në katin e dytë të një pallati, që dikur ka qenë Konvikti i Vajzave. Pas viteve 90’të, aty janë strehuar familjet e pastreha dhe të vetmuarit.  Zjarfikësit hynë në shkallë nga dritarja e katit të dytë. Identiteti […]

Lexo më shumë

Makina del nga rruga dhe përplaset me një mjet tjetër, plagosen disa persona në Elbasan. Detajet e para

Makina del nga rruga dhe përplaset me një mjet tjetër, plagosen disa persona në Elbasan. Detajet e para

Publikuar më 12.07.2020
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në Elbasan...

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në Elbasan. Si pasojë e daljes nga rruga të një makine dhe përplasjes së saj me një mjet tjetër kanë mbetur të plagosur disa persona. Dyshohet se shkak për devijimin e makinës është bërë shpejtësia tej normave të lejuara të shoferit. Njëra nga makinat është kthyer përmbys […]

Lexo më shumë

Kishte probleme mendore, gruaja sulmon me thikë infermieren

Kishte probleme mendore, gruaja sulmon me thikë infermieren

Publikuar më 12.07.2020
Një grua ka sulmuar me thikë infermieren në spitalin rajonal...

Një grua ka sulmuar me thikë infermieren në spitalin rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër. Sipas informacionit paraprak, mësohet se gruaja është një person me probleme mendore, të cilën po e transportojnë në qytetin e Vlorës. Sa i takon gjendjes shëndetësore të infermieres, ajo ndodhet në kujdesin e mjekëve. Deri tani, nuk ka një informacion mbi shkaqet […]

Lexo më shumë

Shfrytëzuan seksualisht 17-vjeçaren, bien në pranga katër persona në Krujë (Detaje)

Shfrytëzuan seksualisht 17-vjeçaren, bien në pranga katër persona në Krujë (Detaje)

Publikuar më 12.07.2020
Pas një hetimi 8-mujor, katër shtetas ranë në pranga në Kruj...

Pas një hetimi 8-mujor, katër shtetas ranë në pranga në Krujë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare, të cilën po ashtu e nxisnin të përdorte drogë dhe ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit. Policia njofton se u kapën dhe u ndaluan shtetasit E. C. (Ç)., […]

Lexo më shumë

Lëvizte me armë dhe ‘Benz’ nëpër rrugë, arrestohet i riu në Shijak (EMRI)

Lëvizte me armë dhe ‘Benz’ nëpër rrugë, arrestohet i riu në Shijak (EMRI)

Publikuar më 12.07.2020
Një i ri nga Shijaku ka rënë në prangat e policisë, pasi qar...

Një i ri nga Shijaku ka rënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte me armë pa leje në qytet. Mësohet se 21-vjeçari është identifikuar si Geri Metaj. Sipas njoftimi të policisë mësohet se 21-vjeçari u ndalua teksa po qarkullonte me një mjet tip “Mercedez Benz”, i cili rezultoi me targa të vjedhura ndërsa brenda, e […]

Lexo më shumë

Tentoi të korruptonte policin rrugor, arrestohet 28-vjeçari (VIDEO)

Tentoi të korruptonte policin rrugor, arrestohet 28-vjeçari (VIDEO)

Publikuar më 11.07.2020
Efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës pas ...

Efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës pas kontrolleve të shumta ditën e sotme, kanë ndaluar edhe një shtetas me inicialet V.M. 28 vjeç i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit. Ky i fundit për të shmangur gjobën dhe masën administrative ka tentuar të korruptojë efektivët me një kartëmonedhë me prerje […]

Lexo më shumë