Elbasan/ Përplasen 3 makina, plagosen dy persona

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në dalje të qytetit të Elbasanit në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Ish-Kombinati Metalurgjik.

Në aksident janë përfshirë tri automjete, një fuoristradë dhe dy autovetura. Sakaq, si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të plagosur duke marrë lëndime të lehta në trup.

Pas aksidentit qarkullimi u bllokua dhe policisë iu deshën disa minuta për disiplinimin e trafikut dhe rikthimin e normalitetit. Ndërkaq po hetohen rrethanat dhe shkaqet që sollën aksidentin në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet