×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ekzekutoi me pushkë kunatën, arrestohet në Lushnje 31-vjeçari Agron Tanushi  

Është arrestuar 31-vjeçari që ekzekutoi me armë zjarri ish-kunatën e tij Jetmira Hasani.

Uniformat blu bëjnë me dije se Agron Tanushi kërkohej nga policia që prej mbrëmjes të ditës së djeshme pasi si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri ish –kunatën.

Mësohet se gjatë arrestimit Tanushit iu sekuestrua edhe arma e zjarrit, pushkë me të cilën autori kreu vrasjen.

Në momentin e arrestimit, 31-vjeçari e ka pranuar krimin duke deklaruar se e ka kryer atë për shkak të konflikteve familjare.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bathore në banesën ku autori dhe viktima jetonin së bashku në kate të ndryshme. 34-vjeçarja Jetmira Hasani ishte divorcuar nga vëllai i autorit prej 4 vitesh dhe vazhdonte të jetonte në shtëpinë e tij.

Dyshohet se kanë qenë pikërisht konfliktet për shkak të pronësisë që kanë sjellë debate të vazhdueshme mes tyre, duke bërë që të dy të pajiseshin me urdhër mbrojtje.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, përdorjes së metodave speciale të hetimit dhe pamundësisë së fshehjes më gjatë autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në prangat e shërbimeve të policisë së Lushnjës dhe të DVP Tiranë , pasi ishte i rrethuar pa asnjë mundësi  largimi apo fshehjeje të mëtejshëme.

Menjëherë pas  njoftimit të marrë për një ngjarje të ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme në Bathore, Kamzë, ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasja  J. H, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamëz kanë ushtruar kontrolle të pandërprera  si dhe kanë përdorur metodat proaktive për të bërë të mundur lokalizimin e  vendndodhjes së autorit.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolle të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara,  bashkëpunimit me familjarët, bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnje  dhe falë metodave proaktive mëngjezin e sotëm u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit , i cili fshihej në një lagje në Lushnje.

Pas disa orë kërkimesh,  para pak minutash  autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A. T., 31 vjeç, u vu në pranga  nga  shërbimet e  Komisariatit të  Policisë Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij.

Ky shtetas si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta  ka vrarë me armë zjarri ish –kunatën e tij shtetasen  J. H., 34 vjeçe.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve“-njoftoi Policia e Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tiranë, 40 vjeçarja hidhet nga kati i 7-të i pallatit, ndërron jetë. Policia nis hetimet

Tiranë, 40 vjeçarja hidhet nga kati i 7-të i pallatit, ndërron jetë. Policia nis hetimet

Publikuar më 28.10.2020
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ti...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një grua 40 vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte Njoftimi i policisë: Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetë’hedhur nga kati i 7 i pallatit […]

Lexo më shumë

Vazhdojnë kundërshtimet për mbajtjen e maskës, policia me ‘dorë të hekurt’, gjobit 706 qytetarë

Vazhdojnë kundërshtimet për mbajtjen e maskës, policia me ‘dorë të hekurt’, gjobit 706 qytetarë

Publikuar më 28.10.2020
Policia e Shteti njofton se ka vendosur 706 gjoba për mosmba...

Policia e Shteti njofton se ka vendosur 706 gjoba për mosmbajtjen e maskës në ambiente të hapura. Gjatë 24 orëve të fundit nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 706 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë […]

Lexo më shumë

Përfundon gjykimi i dosjes 339, jepet vendimi për anëtarët e saj

Përfundon gjykimi i dosjes 339, jepet vendimi për anëtarët e saj

Publikuar më 28.10.2020
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizu...

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka përfunduar gjykimin e dosjes 339/3. Mësohet se gjykata ka shpallur fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje të lendeve narkotike në bashkëpunim”. Sakaq, GJKKO ka rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryer nga grupi i strukturuar, […]

Lexo më shumë

U premtonte punë qytetarëve në këmbimin të parave, arrestohet i moshuari në Mallakastër

U premtonte punë qytetarëve në këmbimin të parave, arrestohet i moshuari në Mallakastër

Publikuar më 28.10.2020
Një 70-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gjirokastër, ...

Një 70-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gjirokastër, pasi u merrte para qytetarëve duke i premtuar për vende pune. Sipas policisë, i moshuari prezantohej si menaxher i një firme për ndërtimin e rrugëve dhe mashtronte qytetarë të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se do t’i punësonte në firmën […]

Lexo më shumë

Të dënuar për vrasje dhe drogë, OFL u nis formularin 3 personave në Vlorë (Emrat)

Të dënuar për vrasje dhe drogë, OFL u nis formularin 3 personave në Vlorë (Emrat)

Publikuar më 28.10.2020
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore n...

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Eraldo Canaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Viktor Omeri, […]

Lexo më shumë

Tentuan të kalonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 4 persona në Fier (Video)

Tentuan të kalonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 4 persona në Fier (Video)

Publikuar më 28.10.2020
Kanë rënë në pranga 4 persona për transportim të paligjshëm ...

Kanë rënë në pranga 4 persona për transportim të paligjshëm të emigrantëve në Fier. Gjatë operacionit janë sekuestruar një armë zjarri automatik dhe 153 fishekë luftarak, dy automjete dhe 4 aparate celular. Në flagrancë janë arrestuar shtetasit:  Xh. B., 25 vjeç, E. B., 25 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe K. […]

Lexo më shumë

Tentoi të korruptonte policin në Rinas me 50 euro, arrestohet 24-vjeçari që nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar drejt BE-së

Tentoi të korruptonte policin në Rinas me 50 euro, arrestohet 24-vjeçari që nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar drejt BE-së

Publikuar më 28.10.2020
Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të...

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonte kushtet. Sipas uniformave blu, gjatë javë së fundit Policia Kufitare e Rinasit ka goditur dhe tre raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e […]

Lexo më shumë

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Elbasan, policia jep detajet e para

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Elbasan, policia jep detajet e para

Publikuar më 28.10.2020
Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm ...

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Paraprakisht bëhet e ditur se, në lagjen “5 Maji”, Elbasan,  në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç. Uniformat blu raportojnë se nga këqyrja e kufomës nuk kamë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja të ketë ardhur nga […]

Lexo më shumë